Van Hojte: Katica Janeva ishte zgjedhja e Gruevskit

Date:

Katica Janeva ishte zgjedhje e Nikolla Guevskit, por kjo nuk dukej se po e shqetësonte dhe pengonte LSDM-në, kështu ka deklaruar në intervistë për IRL, Piter Van Hojte, i cili ishte ndërmjetësues në negociatat e ashtuquajtura të Përzhinos, që rezultuan me Marrëveshje për formimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton KOHA. “Katica Janeva ishte zgjedhja e Gruevskit, por nuk dukej se e shqetësonte LSDM-në. Kemi pasur diskutime dhe standardizime të gjata se si të zgjidhet prokurori special, dhe se secila parti do të ketë kandidatin e vet. Dhe atëherë u çudita sepse dy partitë më të mëdha dukej se kishin një marrëveshje të brendshme. Kjo është ndjenja ime. Pastaj u zgjodh ai kandidat. U gëzova që nuk kishte më asnjë problem. Ata biseduan jashtë procesit. Kam besuar në atë kohë se ishte një zhvillim i mirë. Tani nuk jam i sigurt. Ndoshta kjo ishte pjesë e një marrëveshje më të madhe. Nuk e di, por mbase një ditë do të jetë më e qartë për mua”, thotë Van Hojte, përcjellë KOHA. Në intervistë, ai thekson se nga perspektiva e sotme është i zhgënjyer nga ajo që LSDM-ja nuk kishte problem me sistemin, por, siç thotë ai, partia dëshironte të merrte pushtetin./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...