Ushtria turke hyri në Siri

Date:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi nisjen e operacionit “Burimi i Paqes” nga ana e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Forcat e Armatosura të Turqisë, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, kanë nisur #OperacioninBurimiiPaqes kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH. Qëllimi ynë është të asgjësojmë korridorin terrorist që përpiqen ta krijojnë në kufirin tonë jugor dhe të sjellim paqen dhe qetësinë në rajon”, ka shkruar Erdoğan në Twitter.

Ushtria turke fillon operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë

“Me operacionin “Burimi i Paqes” do ta mënjanojmë kërcënimin terrorist ndaj vendit tonë. Në saje të zonës së sigurt që do ta formojmë, do të mundësojmë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Do ta ruajmë integritetin territorial të Sirisë, do ta shpëtojmë popullatën e rajonit nga kthetrat e terrorit”, ka shtuar presidenti turk.

Erdoğan u uroi suksese ushtarëve turq që marrin pjesë në këtë operacion.

“Allahu qoftë me ju dhe ju ndihmoftë”, ka thënë Erdoğan.

Krahas gjuhës turke, Erdoğan mesazhin e tij e ka shpërndarë edhe në gjuhën angleze dhe atë arabe.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...