Ursula von der Leyen sulmon Macron: I hapi derën Rusisë në Ballkan

Date:

Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vendimit për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve të Unionit që të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit. Ajo pretendoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse BE nuk është e pranishme në këtë rajon. Gjatë fjalës së saj në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, von der Leyen tha se Evropa “kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”, përcjell INA. “Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit.” Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003. Ajo paralajmëroi nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”. /E.Xama/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...