Urimi i Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, me rastin e pushimeve verore në atdhe

Date:

Të dashur bashkatdhetarë,

Në emër të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, me zemër plot ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e fillimit të pushimeve verore.

Ju uroj një verë të mbushur me dritë, me shëndet, paqe dhe çaste gëzimi që do t’i mbani mend gjatë. Qoftë kjo një kohë për të rikujtuar se sa e shtrenjtë është lidhja me rrënjët dhe se sa shumë vlen çdo moment me njerëzit tanë.

Ju që niseni me vetura drejt atdheut – ju lutem ndjekni udhëzimet e autoriteteve – Rruga mund të jetë e gjatë, por pritja në atdhe, është më e ngrohtë se çdo stinë.

Republika jonë, ju pret me krahë hapur – si nënë që s’të harron, si tokë që të njeh nga hapat. Ju jeni aorta e kombit, gjaku që i jep jetë mallit dhe krenarisë.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih edhe në kohën e pushimeve verore, do të jetë e hapur, është dhe do të mbetet gjithmonë pranë jush – në shërbim, në mbështetje dhe në mirënjohje për gjithçka që përfaqësoni.

Me respekt,
Vigan Berisha
Shef i Misionit
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...