Urime njëzetvjetorin e Marrëveshjes së privatizuar dhe të përvetësuar të Ohrit

Date:

Urime të gjithë shqiptarëve përvjetorin e njëzetë të Marrveshjes së Ohrit, kështu do të duhej të tingëllonte një urim normal, me vend dhe solemn lidhur me shënimin e përvjetorit të Marrveshjes paqësore të Ohrit. Por duke i analizuar të gjitha faktet dhe rrethanat rreth zbatimit të marrëveshjes në fjalë atëher më korrekt dhe më me vend do të jetë ky urim: Urime dhe gëzuar përvjetori i njëzet i dokumentit të Ohrit ty o Ali Ahmeti dhe kryesisë së ngushtë të partisë tënde BDI. Pse vetëm këtyre duhet uruar përvjetori i marrveshjes në fjalë sepse vetëm këta kanë përfituar më së shumti nga vet ai dokument i cili është shumë i rëndësishëm sepse me të iu dha fund konfliktit disa mujor që shpërtheu në vendin tonë gjatë vitit 2001, dhe u tha se përmes tij do të përmirsohej dhe do të përparohej statusi i qytetarëve shqiptar që jetojnë në RMV. Dhe kur jemi te njerëzit e BDI-së duke u nisur nga fakti se të njëjtët nga ai dokument kanë pëfituar tepër shumë në çdo aspekt të jetës duke filluar nga përfitimet personale pastaj atyre shoqërore, politike dhe ekonomike atëher jemi të obliguar që ta kufizojmë urimin tonë apo dedikimin e tij për njerëz të caktuar dhe jo të njëjtin ta zgjërojmë për të gjithë qytetarët ashtu si do ti kishte hije të uruarit për një dokument të tillë shumë të rëndësishëm. Pra Urime përvjetorin e njëzetë Ali Ahmetit, Teuta Arifit, Izet Mexhitit, Fatmir Besimit, Bujar Osmanit, Artan Grubit, Sadullah Durakut, Nevzat Bejtës dhe Musa Xhaferit.Këta pra janë njerëzit të cilët më së shumti i ka bekuar Marrëveshja e Ohrit e cila ishte e paraparë që të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit e posaqërisht në shërbim të të gjithë qytetarëve shqiptar. Mirëpo çfar u bë pas hyrjes në fuqi të saj e deri më sot nuk u bë asgjë siç ishte paraparë dhe planifikuar që të bëhet me të, pra e kamë fjalën edhe për kë dhe për çfar ishte dedikuar e njëjta. Në vend të kësaj disa individ e bënë përvete Marrëveshjen e Ohrit e me këtë edhe përfitimet e shumta i përvetsuan vetëm për ta. Por të njëjtët atë që nuk e bënë dhe ishin të detyruar që ta bënin, këta pra nuk i zbatuan si duhet dhe sa duhet obligimet që dalin nga zbatimi i marrëveshjes. Prandaj të ndëruar përfaqsues të Bashkimit Demokratik për Integrim festoeni vetëm ju vetë këtë përvjetor të nënshkrimit të asaj marrëveshjeje sepse vetëm juve ju ka ardhur si bingo miratimi dhe zbatimi i saj ja dy dekada, ndërsa ne si qytetarë jemi të përjashtuar nga zbatimi i marrveshjes në fjalë si rezultat i çasjes së padrejtë nga ana juaj. Pra neve shumicën e qytetarëve përveq jush na ka kapluar një fat i zi me të apo më konkretisht kjo është kështu si rezultat i sjelljeve tuaja jokorrekte gjat zbatimit praktik të saj. Sepse si rezultat i qasjes tuaj rreth zbatimit të marrveshjes ne nuk po mund të bëjmë asgjë me të ja njëzet vitë me radhë këtu te ne. Në një dasëm ndoshta të gjithë mysafirët e pranishëm gjat tërë natës sa zgjat ahengu i dasmës argëtohen, gëzohen, lozin, lumturohen duartrokisin dhe këndojnë por në fund vetëm dy personat kryesor të dasmës grua dhe burrë kënaqen më së shumti se të gjithë të ftuarit pra e kamë fjalën atje ku bëhen kënaqësitë mes dy bashksortëve të ri. Edhe ne pra kur para njëzet viteve u nënshkrua marrëveshja e Ohrit u gëzuam u lumturuam dhe shumë shpresuam për një jetë më të mirë me të por gjatë njëzetë viteve të fundit vetëm një numër i kufizuar i njerëzve u kënaqën dhe u gëzuan me egzistimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe këta edhe njëher do të përsëris janë Ali Ahmeti Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe bashkpunëtorët e tij të ngushtë në parti. Prandaj përvjetorin e njëzetë le ta festojnë vetë dhe le të knaqen gjithashtu vetë ndërsa neve shumicën e qytetarëve le të na lënë rehat me këto një milion halle dhe derte që i kemi sepse për zgjidhjen dhe për rregullimin e tyre jemi të detyruar që të angazhohemi vet pasiqë ne nuk kemi ndonjë faktor të fuqishëm politik që na ka përkrahur deri sot për këtë gjë por edhe që do të na përkrah në të ardhmen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...