Tetë muaj para turneut final, futbolli europian ka disa probleme për t`i zgjidhur. Me këto tre raste do të jetë e angazhuar UEFA.
Autori i idesë së futbollit europian nuk është më atje. Michel Platini dha dorëheqje si president i UEFA-s në maj 2016. Kjo, pasi atij në fillim iu ndalua për tetë, pastaj për gjashtë dhe më në fund për katër vite ushtrimi i funksionit. Arsyeja për këtë ishin akuzat për korrupsion. Por ideja është akoma aty dhe zbatimi pritet të zhvillohet pas tetë muajsh: Kampionati Europian 2020 do të mbahet në dymbëdhjetë vende.
Por tashmë është duke u bërë e qartë se ky projekt i shoqërisë, i cili gjithashtu pritet të jetë një festë e 60-vjetorit të UEFA-s, do të jetë më shumë një debat, sesa lojë futbolli. Aq të mëdha janë fërkimet në mes disa vendeve, aq e ngushtë është politika në këtë sport. Vetëm pesë ekipe janë kualifikuar: Belgjika, Italia, Rusia dhe Polonia ishin tashmë para ndeshjeve të së hënës, ndërsa tani është kualifikuar edhe Ukraina. Dhe kështu fillon konflikti numër 1.
Rasti 1: Rusi – Ukrainë
Është e jashtëzakonshme ajo që Andrei Shevchenko bëri me Ukrainën. Legjenda e sulmuesit të vendit ka marrë përsipër ekipin kombëtar në kojrik 2016 si trajner dhe tani shkon e pamposhtur në Kampionatin Europian në vitin 2020. Gjashtë fitore dhe një barazim ishin në shtatë ndeshje, në një grup me kampionin europian, Portugalia dhe pjesëmarrësin e Kupës së Botës, Serbia, është një rekord i shquar. Edhe Rusia gjithashtu pësoi vetëm një humbje në tetë ndeshje dhe nikoqiri i Kupës së Botës nga viti 2018 do të jetë gjithashtu atje.
Kjo është pjesa e parë e rezistencës për krijimin e planit të lojës. Të dy vendet kanë janë në luftë që nga shkurti 2014. Rusët janë duke luftuar për shkëputjen e qyteteve ukrainase të Donetskit dhe Luhansk. Pjesëmarrësi i Ligës së kampionëve Schachtar Donetsk, ndeshjet e tij si nikoqir i luan në Kharkiv, i cili është larg 240 km larg.
Gjithashtu në vitin 2012 Ukraina dhe Rusia u përfaqësuan në të njëjtin turne. Në kohën e Kampionatit Europian në Poloni dhe Ukrainë, konflikti ende nuk kishte filluar. Kësaj here, UEFA duhet të sigurohet që të dy ekipet të mos ndeshen në mes veti.
Rastësisht, një rast i ngjashëm mund të ndodhë edhe nëse Armenia kualifikohet, sepse një vend i Kampionatit Europian është edhe Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Edhe këto dy shtete janë në konflikt, bëhet fjalë për rajonin e Bergkarabach. Dhe pjesëmarrja e Armenisë nuk është e sigurt. Me pikë të njëjta sikurse edhe Bosnja, skuadra me yllin e saj Henrich Mchitarjan është në vendin e tretë në Grupin J, vetëm dy pikë prapa Finlandës.
Rasti 2: Kosova
Edhe Kosova gjithashtu mund të kualifikohet si fillestare për në fazën finale, shkruan «Berner Zeitung», informon Shtegu.com. Ekipi i trajnerit zviceran Bernard Challandes, aktualisht ka një lojë me Republikën Çeke për një vend, pas Anglisë pothuajse të kualifikuar. Në ditën e ndeshjes tjetër në nëntor, me siguri do të ketë një vendim paraprak kur kosovarët udhëtojnë në Republikën Çeke. Dhe përndryshe, Kosovës do të vazhdojë t`i mbetet rruga e hapur përmes Lidhjes së Kombeve.
Pra, është plotësisht e mundur që vendi i ri të kualifikohet për një turne të madh, për herë të parë. Por, kjo pjesëmarrje gjithashtu mban shumë potencial konflikti për UEFA-n. Katër nga dymbëdhjetë vendet ku do të luhet turneu refuzojnë ta njohin Kosovën. Spanja, për shkak të aspiratave autonome në vendin e tyre (Katalonja dhe vendi bask), Rusia si aleati kryesor i Serbisë, Azerbajxhani, i cili shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e vlëeqaon si të paligjshme, dhe Rumania.
Atij që posedon pasaportën kosovare, nuk i lejohet të hyjë në këto vende. Si rezultat, katër nga dymbëdhjetë vendet e ngjarjes do të eliminohen për Kosovën, gjë që do të çonte në komplikime të mëtutjeshm. Do të jetë edhe më e vështirë nëse Kosova madje kualifikohet në fazën e nokautit. Bukureshti, Bilbao dhe St. Petersburgu përveç tre ndeshjeve në grup, gjithashtu do të jenë nikoqir të së 16-ës së finales, Baku të një ndeshje çerekfinale.
Rasti 3: Turqia
Që nga gjysmëfinalja emocionuese në Kampionatin Europian të vitit 2008 në Zvicër dhe Austri, turqit nuk kanë shkaktuar ndonjë sensacion në turnetë e mëdhenj. Në Euro 2016, skuadra dështoi në fazën grupore me Spanjën, Kroacinë dhe Republikën Çeke. Tani mund të kualifikohet në pjesëmarrjen tjetër, e cila është pothuajse e sigurt. Turqia kryeson grupin H me pikë të barabarta me kampionin botëror Francën, ndërsa përpara Islandës me katër pikë më shumë.
Por, turqit thjesht po shkaktojnë pakënaqësi. Ata janë duke u solidarizuar me ushtarët e dërguar nga presidenti Rexhep Erdogan në Siri, për të luftuar kurdët. Pas fitores në minutën e fundit ndaj Shqipërisë, e gjithë skuadra përshëndeti ushtarakisht turmën e tifozëve. UEFA i filloi hetimet, të cilat duket se nuk u bëjnë shumë përshtypje lojtarëve turq.
Sepse vetëm tre ditë më vonë, në barazimin 1-1 në Francë, ata përsëritën veprimin. Jo i gjithë ekipi, por shumica prej tyre.
Shfaqja e turqve ka shkaktuar shumë kritika. Ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora dëshiron të parandalojë që të zhvillohet finalja e Ligës së kampionëve 2020 në Stamboll, ashtu siç është planifikuar, duke i bërë një kërkesë përkatëse UEFA-s. Pasojat për ekipin kombëtar turk janë të paqarta, pasi deri më tan inuk ka pasur ndonjë rast të ngjashëm krahauses. Është e qartë se shprehja e qëndrimeve politike në stadium është e ndaluar. Procedura e UEFA-s tani mund të drejtohet kundër vetë shoqatës turke, por edhe kundër lojtarëve individualë.

