Tronditet Zvicra: Katër viktimat nga zjarri, paraprakisht ishin vrarë

Date:

15:39:40      2015-12-22

Katër personat të cilët të hënën ishin gjetur të vdekur në Rupperswil AG, gjatë shpërthimit të një zjarri, dyshohet se paraprakisht janë therë me thikë. Policia zvicerane është në kërkim të një një veture të vogël, të ndritshme.
Tashmë është e qartë, se të gjithë katër personat që ishin gjetur të vdekur pas një shpërthimi të zjarrit në Rupperswil AG, paraprakisht kanë qenë viktima të një krimi të rëndë.

 

 
Që të katër personat kanë pasur lëndime me thikë, ka shkruar gjatë të martës prokurori publik. Gjithashtu është konfirmuar se edhe zjarri është shkaktuar me qëllim. „Kryerësi i veprës nuk është në mesin e viktimave“, ka deklaruar për „Blick“ Fiona Strebel, zëdhënësja e Prokurorisë, njofton „Shtegu.com“. Për të sqaruar saktë rrethanat e vrasjes mizore, Prokuroria ka urdhëruar obduksionin e katër kufomave, ndërsa një armë e krimit nuk është gjetur.
Në lokacionin „Spitzbirrli“ të qytetit, pasditen e së martës janë angazhuar rreth njëzet policë, duke realizuar hetimet e mëtutjeshme. Paralelisht me këtë, janë duke vazhduar me punë edhe specialistët e mjekësisë ligjore për të identifikuar viktimat, të cilat ende janë të panjohura, pasi masovikisht janë të karbonizuara.
Por, si duket, polica zvicerane ka një gjurmë, pasi ajo kërkon dëshmitarë të një veture të vogël, të ndritshme.
Në një pjesë të ndërtesës që kishte përfshirë zjarri, ka jetuar Carla S. (48) me dy fëmijët e saj, Davin (13) dhe Dion (19). Sipas dëshmive të fqinjëve, aty kishte jetuar edhe partneri i jetës i gruas, Georg M. (47).

 

 
Deri më tani nuk është e njohur vendndodhja e tyre. Ish bashkëshorti i gruas, Roger S. (56), tashmë tre vite është duke jetuar në Kantonin e Lucernit. Në banesën e tij, të hënën nuk është vërejtur dritë, ndërsa vetura ka qenë e parkuar si zakonisht. Sipas fqinjve, policia e kishte vizituar atë gjatë pasdites së të hënës. Para festave të Krishtlindjve priten njohuri të reja lidhur me krimin makabër që ka tronditur zviceranët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...