Tronditen zviceranët: Praktikantët muratorë vizatojnë minare e xhami

Date:

20:46:02        2016-01-12

 

 

Përse muratorët zviceranë, në garat paraselektive të kampionatit zviceran për ushtrimin e profesionit (SBV), duhet të vizatojnë minare dhe shkronja arabe? Përgjigjja si duket qëndron në Orient.

 

 
„Çfarë dëshiron në të vërtetë të thotë kampionati zviceran për ushtrimin e profesionit?“, ka shtruar pyetjen një lexues i „20 Minuten“, pasi kishte parë të martën vizatime të minareve, një xhamie dhe disa shkronjave arabe në Bazel. „Për mua është sekret, ajo se cfarë kanë menduar organizatorët. Për mua është qesharake pasi më duket se është tepruar me korrektësi politike“, nervozohet më tej lexuesi, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Në kombinim me parullën „Ne ndërtojmë për Zvicrën“, vizatimet qëndrojnë të heshtura. Vallë, ndoshta është ndonjë mahi e ndokujt? Por, SBV e ka mohuar shakanë eventuale: „Ne kemi menduar me të vërtetë“, kanë pohuar nga SBV.

 

 

„Zgjidhja e sekretit qëndron në faktin se në vitin 2017, në Abu Dabhi do të mbahet Kampionati botëror i ushtrimit të profesionit dhe praktikantët duhet të ushtrojnë edhe në këtë drejtim“, ka deklaruar Christian Schärer, përgjegjës i SBV-së.

 

 

Në këtë eveniment të Bazelit, janë duke marrë pjesë nëntë praktikantë, ndrësa aktualisht në Zvicër janë duke u profesionalizuar rreth një mijë muratorë.

 

 

Elita muratore zvicerane, tashmë është e njohur në tërë botën. Në kampionatin e fundit në Sao Paulo, zvicerani Sandro Dörig e kishte fituar një diplomë, pasi kishte ndërtuar një top futbolli me ndihmën e tullave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...