Albian Ajeti duhet të vendosë: Himnin zviceran apo „Rreth flamurit të përbashkuar“?

34 Lexime

20:08:45         2016-01-12

 

 

Futbollisti kosovar i Augsburgut në Bundesligë, Albian Ajeti duhet së shpejti të zgjedhë: Himnin zviceran apo „Rreth flamurit te perbashkuar“? Para së gjithash, shqiptarët duket se janë duke u ngutur për vendimin e tij.

 

 

Për sa i përket nivelit të klubit, çështja e Albianit tetëmbëdhjetëvjeçar është zgjidhur. Super talenti kosovar ka kaluar nga FC Bazeli në ekipin e Bundesligës – Augsburg, tek i cili ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2020, përkundër një oferte që kishte nga ekipi i Premier Ligës angleze, Neëcastle United.
„Qëllimi im gjithnjë ka qenë që të luaj në ligat e mëdha“, ka deklaruar Ajeti për „Bild“, njofton „Shtegu.com“. „Gjasat e mia janë më të mëdha këtu tek Augsburgu se sa në Angli. Dua të përmirësohem në aspektin sportiv, e jo në ate financiar“.

 
Situatë e paqartë është lidhur me angazhimin e tij në ndonjë kombëtare. Përpos pasaportës zvicerane, Albiani ka edhe ate shqiptare.
Ndërsa, shqiptarët të cilët janë kundërshtarë të Zvicrës në hapjen e KE 2016, gjithnjë e më tepër janë duke bërë presion për ta pasur në radhët e veta. Nga ana tjetër, Albioni deklaron: „Më me dëshirë do ta shtyja marrjen e vendimit deri në fund të sezonit, por lidhja futbollistike dëshiron të qartësohem. Por, unë mund t`i këndoj që të dy himnet“.

 
Vallë, a do ta humbë Zvicra edhe një sulmues të talentuar? Është e mundshme. Por, kush e di, ndoshta Albiani më 11 qershor do ta luajë premierën e tij dhe do të përgatitë zërin e tij për të dy himnet.