Tridhjetetrevjeçari plagosë dy policë zviceranë

Date:

15:35:50                 2017-01-03

 

 

 

 

Në Kantonin zviceran Appenzell Ausserrhoden, gjatë një bastisje të një shtëpie, mëngjesin e sotëm janë dëgjuar të shtëna armësh. Me këtë rast janë plagosur dy policë, njëri ndër të cilët është në gjendje kritike. Autori i sulmit është lokalizuar dhe tashmë policia zvicerane është duke negocuar me te. Ai mund të jetë i rrezikshëm.

 

 

 

 

Për momentin, në fshatin Rehetobel AR të Zvicrës është duke u zhvilluar një aksion i madh policor, thuhet në një informatë të „FM1 Today“, përcjellë „Shtegu.com“. Rreth orës nëntë të mëngjesit, një person 33-vjeçar ka hapur zjarr ndaj policisë gjatë një bastisje të një shtëpie, saktëson Policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden.

 

 

 

 
Dy policë kanë pësuar plagë të papërcaktuara. „Tridhjetetrevjeçari është arratisur në këmbë“, ka pohuar për „Blick“ zëdhënësi i policisë, Hanspeter Saxer. Ai është vlerësuar si i rrezikshëm dhe dyshohet se është i armatosur. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe qenë policorë.

 

 

 

 

Rreth mesditës, hetuesit kanë arritur ta lokalizojnë sulmuesin, por jo edhe ta arrestojnë. „Kemi kontakte me sulmuesin dhe jemi duke negocuar me te“; vazhdon më tej Saxer. „Po përpiqemi që ngjarja të përfundojë pa gjakderdhje“.

 

 

 

 

Për t`i qetësuar banorët e rrethinës, policia ka theksuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist dhe se nuk ekziston rreziku për banorët. Vendgjarja është rrethuar nga forca të shumta policore.

 

 

 

 

Policët e plagosur, në ndërkohë janë transportuar në spital me helikopter dhe që të dy janë operuar. Njëri nga ta është në gjendje kritike.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...