Njihuni me shqiptarin që ju gjendet pranë në momentet më kritike në Zvicër

Date:

08:46:10              2017-01-04

 

 

 

 

 

Kohë më parë, në Zvicër u themelua edhe Agjencia për përkujdesje të personave të cilët kanë probleme me kërkim dhe menaxhim të punës, si dhe me sigurimin e papunësisë (Arbeitslosenversichrung). Kjo agjenci i njehë shkëlqyeshëm lidhjet thelbësore në këtë drejtim, duke dhënë përkrahje në rrugën e bashkatdhetarëve për reintegrim në tregun e punësimit.

 

 

 

 

Udhëheqës i agjencisë është shqiptari, prindërit e të cilit janë me prejardhje nga Tetova, tridhjetenjëvjeçari Jetmir Saljiji, i lindur në Bülach të Zvicrës. Pas kryerjes së studimeve në drejtimin logjistikë profesionale, në vitin 2007 Jetmiri fillon më punë në sipërmarrjen e njohur zvicerane për punë të përkohshme „Randstad“ në Winterthur. Pas tre vite pune, ai avancohet në udhëheqës të filialit të „Randstad“ në qytetin e Badenit. Pas tre vitesh të tjera, ai punësohet si këshilltar i drejtpërdrejtë në Entin e punësimit (RAV) të qytetit të Bazelit.

 

 

 

 

Bashkëshortja e vet është gjithashtu njohëse e rrethanave në këtë drejtim, pasi ka një përvojë më se dhjetëvjeçare si konsultante në „Randstad“.

 

 

 

 

Që të dy janë me ngritje të lartë professionale në lëmin e ndërmjetësimit të punës dhe për këshillime.

 

 

 

Në ueb faqen e tyre „alaf.ch“ Jetmiri njofton se në bazë të përvojës shumëvjeçare me sigurimet e papunësisë (Arbeitslosenversicherung), si dhe në ekonominë private, ata mbajmë kontakte të rregullta dhe kanë njohuri e përvojë të mjaftushme, të gatshëm për të reaguar në baza ligjore mbi përpunimin e këtyre temave. Ata informojnë me dëshirë dhe bëjnë shoqërimin e personave gjatë gjithë kësaj kohe. „Ne jemi të përqendruar dhe përpiqemi që nevojat tuaja t`i fiksojmë dhe angazhohemi për një zgjidhje të favorshme, me qëllim të caktuar që sfidat t`i tejkalojmë së bashku në mënyrë Individuale, reale si dhe me shpenzime optimale- Ju jeni pikqëndrimi i punës sonë“, thuhet në ueb faqen e „alaf.ch“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...