Tridhjetegjashtëvjeçari zviceran vret disa persona dhe vetvritet

Date:

Disa persona janë vrarë gjatë të shtënave të shtunën vonë në një qytet në kantonin zviceran të Aargaut, ka bërë me dije policia lokale të dielën. Policët që i janë përgjigjur raportimeve për të shtëna kanë gjetur disa trupa të pajetë përreth një ndërtese banimi në ëuerenlingen, komunitet me rreth 4,500 banorë në veriperëndim të Cyrihut, ka thënë policia në një deklaratë për media, raporton Reuters. Policia ka thënë se të gjithë të vrarët janë të moshave të rritura. Thuhet gjithashtu se janë duke punuar në identifikimin e tyre dhe rrethanat, ndërsa thonë se motivi për këtë sulm mbetet i paqartë. Gjatë një pres konference që po mbahet në këto momente, policia ka bërë të ditur se autori i krimit është një zviceran 36-vjeçar, i martuar, prind i tre fëmijëve, ndësa fillimisht, viktimat që i kishte gjetur kanë qenë një person 58 dhe 32-vjeçar, si dhe një grua 57-vjeçare. Në një shtëpi tjetër, autori i krimit kishte vrarë edhe një burrë 46-vjeçar dhe më pas kishte bërë vetvrasje. Sipas policisë, autori ka jetuar i ndarë nga familja, duke vrarë mikun dhe vjehrritë etij, si dhe një fqinj. Të gjithë personat e involvuar janë zviceranë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...