Një tren është përplasur një mburrojë në stacionin e trenave në Lucern. Në vendngjarje kanë arritur një numër i madh i policëve dhe ekipeve të shpëtimit.
Rreth orës 10.00 të mëngjesit, në stacionin në Lucern ka ndodhur një aksident. Një tren ka qarkulluar shumë shpejt dhe është përplasur në fund të binarëve në një mburrojë.
Policia Kantonale e Lucernit e ka konfirmoi aksidentin për të përditshmen „Blick“, informon Shtegu.com. Me këtë rast janë lënduar lehtë dymbëdhjetë pasagjerë. Treni i aksidentuar, një interregio, është nisur nga Cyrihu në orën 09:04 të mëngjesit. Më pak se një orë më vonë ka ndodhur aksidenti në Lucern.
Një numër i madh i policisë, zjarrfikësve dhe gjashtë ambulanca janë në vendngjarje. Ata i dërhuan të lënduarit në spitalet përreth. Janë mobilizuar edhe organet përkatëse të hetuesisë për të hetuar shkakun e aksidentit.
Linja e prekur është bllokuar.

