Tre vite e gjysmë burg babait nga Zvicra që e keqtrajtoi vajzën e tij

Date:

2019-04-26               2019-04-26

 

 

 

Një baba nga Zvicra, vajzën e tij tetëvjeçare ka dashur ta detyrojë të ushqehet dhe të bëjë sport, me grushte. Fëmija vdes, ndërsa tani prindërit janë dënuar.
Rasti kishte bërë jehonë gjithandej në shkurt të vitit 2018. Një fëmijë tetëvjeçar nuk iu mbijetoi lëndimeve të rënda, në një spital të Bernës, shkruan “Berner Zeitung”, përcjell Shtegu.com. Sipas Policisë Kantonale të Bernës, gjithçka dëshmoi se vajza nga Eritrea ishte keqtrajtuar. Të mërkurën, prindërit e fëmijës është dashur të paraqiten në gjyq dhe të sjellin dritë mbi rastin e errët, pasi për gati tre muaj, babai 40-vjeçar i fëmijës e ka maltretuar në mënyrë të ngjashme me torturën.

Pra, vajza dyshohet se është rrahur praktikisht çdo ditë – me shuplaka, grushte apo edhe me rrip. Të gjitha këto, me qëllim që fëmija duhet të hajë më shumë, ndërsa eritreasi e kishte detyruar vajzën që edhe të bëjë ushtrime të rënda gjimnastikore.

Kjo ngarkesë ka qenë e tepërt për trupin e vajzës: Fëmija nuk iu mbijetoi vuajtjeve të saja, duke ndërruar jetë në një spital të Bernës, përcjell Shtegu.com. Trupi i fëmijës ishte mbuluar me hematome, më në fund një infeksion shkaktoi vdekjen e fëmijës, përcjell Shtegu.com. Për shkak se nuk mund të krijohej ndonjë lidhje klausore me keqtrajtimin, nuk mund të bëhet fjalë për vepër penale “vrasje”.

Gjykata rajonale e Bernës, të premten i shpalli fajtorë prindërit e vajzës, duke e dënuar babain me burgimi prej 3.5 vitesh, ndërsa do të dëbohet edhe nga Zvicra për 10 vite. Por, jo vetëm babai, edhe nëna e fëmijës së vdekur është dënuar nga gjykata sepse nuk e kishte mbrojtur vajzën e saj nga sulmet e dhunshme, prandaj ajo u dënua me 26 muaj burg, 10 prej të cilëve duhet t`i vuaj. Gruaja do të dëbohet nga Zvicra për një afat prej 8 vitesh.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...