Kështu parkojnë nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, reagon ministria

77 Lexime

21:21:34                2019-04-26

 

 

Në Kosovë, kalimtarët janë nevrikosur me një veturë të llojit „Audi“ të Ambasadës Zvicerane: Vetura është parë e parkuar në vendkalim për këmbësorë.
Një lexues i „20 Minuten“ ka qenë dëshmitar se si një person e ka parkuar veturën e tij ngjyrë argjendi, Audi Q3, me autotarga diplomatike në një vendkalim këmbësorësh në Prishtinë, informon Shtegu.com. Bile, një pjesë e veturës madje e ka bllokuar edhe korsinë. Sipas lexuesit, makina i takon Ambasadës Zvicerane.

Lexuesi është i zemëruar: „Ai gjithmonë bën të njëjtin veprim. Unë e shoh rregullisht se si ai e parkon në këtë mënyrë veturën nëpër qytet. Në këtë mënyrë, kalimtarët me karroca fëmijësh nevrikosen me bllokimin e trotuarit.

Vallë, a vlejnë regullat e trafikut edhe për diplomatët zviceranë jashtë vendit? Pierre-Alain Eltschinger, zëdhënës i Punëve të Jashtme zvicerane (DFA) ka deklaruar: „Në përgjithësi, ministria kërkon që anëtarët e përfaqësimit diplomatik dhe familjarët e tyre, duhet të veprojnë në përputhje me rregullat dhe ligjet e vendeve mikpritëse“, inf0rmon Shtegu.com.

Sipas Eltschinger bëhet fjalë për veturën e një anëtari të stafit diplomatik të Ambasadës së Zvicrës: „Ajo drejtohet nga një anëtar i familjes. Në ndërkohë, ambasada i ka dhënë vërejtje për sjelljen e gabuar“.