Juristi shqiptaro-zviceran, Lirim Begzati boton librin që duhet ta ketë çdo mërgimtar shqiptar

95 Lexime

16:03:48                  2019-04-26

 

 

Lirim Begzati nga Gostivari gati 30 vite jeton në Zvicër. Atje ka kryer edhe studimet e juridikut dhe tani ka zyrën e avokaturës në qytetin Neuchatel, njëri nga qytetet më të vjetër zviceran.

 

Për shkak të problemeve të shumta që hasin mërgimtarët shqiptarë në Zvicër, ai ka vendosur të botojë një libër në gjuhën shqipe, ku ka përmbledhur normat kryesore ligjore të legjislacionit zviceran, që kanë peshë për përditshmërinë e mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë në shtetin helvetik.

 

Në intervistën për Gazetën Lajm, Begzati flet për librin e tij, që është i dyti, për sfidat e reja me të cilat po përballen shqiptarët në Zvicër, por edhe përgjigjet në pyetjen se sa ka gjasa Maqedonia e Veriut një ditë të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Begzati po ashtu përcjell edhe zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se konsensualiteti që promovohet në Maqedoninë e Veriut është i rrejshëm, në krahasim me konsensualitetin që funksionon në Zvicër. (GAZETA LAJM)