Tre të dyshuar e hedhin arkën nga vetura në rrugë, arrestohet një shqiptar

Date:

15:07:33               2017-12-11

 

 

 

Policia gjermane ka dashur të bëjë një kontroll rutinë natën e së dielës, duke e ndaluar një veturë të dyshuar të llojit „Polo“ në Wilhelmsburg. Por, të nuhaturit e saj ka dhënë rezultate interesante!

 

Sipas një raporti policor, rreth orës 01.30, një patrullës policore i kishte rënë në sy një veturë e dyshimtë e llojit „Polo“ me tre persona përbrenda. Në momentin që tentuan ta ndalojnë veturën, papritmas vozitësi i jep veturës me të shpejtë, në përpjekje për tu arratisur, shkruan „Morgenpost“, përcjellë „Shtegu.com“. Por ndjekja përfundoi shumë shpejt në rrugën „Rahmenwerder Strasse“.

 

Tre të dyshuarit kanë vazhduar arratisjen në këmbë, dy nga ta arratisen me sukses, ndërsa një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar. Në ndërkohë, policët në rrugë kanë gjetur një arkë, të cilën tre personat e kanë hedhur nga vetura në lëvizje. Përpos kësaj, në veturë janë gjetur edhe pajisje për plaçkitje.

 

Shqiptari 27-vjeçar tashmë dyshohet se ka kryer plaçkitje dhe i është dorëzuar organeve kompetente për procedurë të mëtutjeshme. (Shtegu.com)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...