Klub i vogël nga fshati, fole që po lindë reprezentues të rinj

119 Lexime

16:55:34               2017-12-11

 

 

 

Klubi i futbollit “Fortuna 2009”, i formuar para 7 viteve, nuk është vetëm krenaria e fshatit Hasanbeg (Shkup), por i gjithë rajonit nën malin Karadak. Krahas asaj se terreni i tyre është në një gjendje të mjerueshme pas vërshimeve të vitit 2016-të, këta nuk u dorëzuan dhe vazhduan misionin e tyre. Që një ditë ëndëra e fëmijëve që janë pjesë e këtij klubi të bëhet realitet. Të parët që ndien shijën e saja se si ëndëra bëhet realitet janë dy futbollistët e saj Xhemil Jahii dhe Behar Fetahi. Ky i dyti tani më një vjet të plotë është anëtar i Maqedonia U15. “Ne nuk shohim ëndra, por ato i bëjmë realitet Jo vetë futbolli por sporti në përgjithësi eliminon personat me karakter të dobët. Futbollin mund ta luajnë vetëm ata që sakrifikojnë shumë.Vetëm ata mund të mbijetojnë në futboll.”, thotë trajneri Qenan Hasani. Ai me profesion është doktor shkence i sportit dhe skuadra punon sipas plan programeve të posaçme për përgatitje fizike dhe tekniko taktike. Kjo skuadër në këtë vjeshtë garat e FFM-së, për rajonin e Shkupit, me U15 dhe U14 i ka mbyllur në pozitën e parë të renditjes. (Shtegu.com)