„Prej Kosove e n“Prevez-e“ këndojnë tifozët e Dinamo Drezdenit në mënyrën e tyre

44 Lexime

14:27:43                2017-12-11

 

 

 

Javën e kaluar, policia gjermane ka kryer një kontroll të rreptë në mesin e tifozëve të Dinamo Drezdenit, me 370 policë dhe 3 prokurorë. Ky kontroll ka lënë gjurmë të mëdha në mesin e tifozëve, prandaj nëpër shumë stadiume gjermane, tifozët e tjerë janë solidarizuar me ata të Dinamos.

Gjatë fundjavës, nëpër stadiumet e Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt, Union Berlin, FSV Zwickau dhe 1. FC Magdeburg janë valëvitur transparente në shenjë përkrahjeje, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.

Në Dortmund psh është shënuar: „Nga Drezdeni e deri në Kosovë. Liri për ultra tifozët e Dinamos“. Mbetet e paqartë përse tifozët e Dinamos e këndojnë këtë këngë dhe nëse ka ndonjë domethënie politike.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e kënduar nga tifozët e Dinamo Drezdenit. (Shtegu.com)