Udhëtimi i një familjeje nga Austria për në Kosovë, ka shkaktuar reagime në një komunë austriake. Pas kthimit të saj, dy fëmijë u testuan pozitivë me koronavirus. „Nuk ishim të informuar për këtë rast“, ankohet një lexues i „Krone“, fëmija i të cilit ka qenë në kontakt me ta. Kryebashkiaku i Liezen ka qetësuar.
Aktualisht ekziston një pasiguri e madhe në një qytet austriak. Arsyeja: Testi pozitiv i koronavirusit i dy fëmijëve në një familje që më parë kishte udhëtuar në Kosovë, për shkak të një rasti të vdekjes. Sipas akuzave, djali i familjes kishte shkuar në shkollë të luaj futboll, pavarësisht sëmundjes.
Kryebashkiaku i rrethit, Christian Sulzbacher e konfirmoi këtë rast të koronavirusit që kishte prekur dy fëmijët. Familja në fjalë asnjëherë nuk i ka mohuar rregullat e kanatinës.
Përkundrazi: «Sapo djali i tyre tregoi simptoma, ata e thirrën ekipin e emergjencës, informon Shtegu.com. Pastaj u njoftuam me këtë rast dhe ata u vendosën në karantinë. Janëndërmarr të gjitha masat, njoftoi klubi shkollor dhe ai i futbollit. E kuptoj plotësisht reagimin e prindërve. Por nuk ka asnjë provë që dikush ka kontraktuar infeksionin“.

