Tragjike: Shuhet grupi muzikor prej pesë anëtarëve

Date:

16:09:00           2016-02-14

 

 

 

Gjatë një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur në Suedi, jetën e kanë humbur pesë britanikë. Merret vesh se pesë personat kanë qenë anëtarë të një grupi muzikor me emrin „Viola Beach“

 

 

Në afërsi të Stockholmit, një veturë është rrëzuar nga një urë, duke rënë në një kanal. Gjatë kësaj, jetën e kanë humbur pesë persona, ndërsa sipas informatave të „BBC“, bëhet fjalë për anëtarë të grupit muzikor „Viola Beach“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Mësohet se viktimat janë: Këngëtari Kris Leonard, kitaristi River Reeves, basisti Tomas Lowe, bateristi Jack Dakin dhe menaxheri i grupit Craig Tarry, informon portali anglez „Metro“.

 

 

Grupi ka dashur të shfaqë një koncert në lokacionin jugor anglez Surrey. Njëherit, ata paraprakisht kanë qenë edhe pjesë e festivalit muzikor suedez „Where is the Music“. Gjatë të dielës, në Facebook, tifozët e tyre kanë shprehur ngushëllimet.

 

 

Dëshmitarët kanë rrëfyer se viktimat me veturë e kishin kaluar një barrierë, natën e së shtunës, në momentin kur ura ka qenë e ngritur dhe e hapur për kalimin a nijeve. Sipas informatave të policisë suedeze, vetura e viktimave të moshës 20-, deri 33-vjeçare, kishte rënë në ujë nga një lartësi perj 25 metrash. Zhytësit kanë arritur t`i gjejnë kufomat, ndërsa sistemi alarmues i urës ka qenë në funksion.

 

 

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...