Tahiri: Puna e Fatime Fetai nuk është vetëm punë profesioni, por është mision

42 Lexime

16:50:53          2016-02-14

 

 

Profesori universitar Sefer Tahiri vlerëson se lufta për drejtësi në një shtet si ky i joni nuk është thjeshtë punë, por edhe mision fisnik, raporton zhurnal.mk

Ai, luftën për drejtësi nuk e krahason thjeshtë me një vend pune, punë në administratë, por mision fiznik, human dhe civilizues, duke i dhënë në këtë mënyrë përkrahje , prokurores speciale Fatime Fetai.

“Nuk është thjesht punë, por mision të luftosh dhe të angazhohesh për  drejtësi në një shtet që është i detronizuar nga brenda, në një shtet së  cilit i janë „kalbur“ pavarësia dhe paanshmëria institucionale.

Të  luftosh për drejtësi nuk është thjesht një vend pune, një punë  administrative, por një mision shumë fisnik, human dhe civilizues.

Të tentosh të rikthesh shpresën e humbur tek drejtësia, tek shteti  juridik nuk është vend pune apo detyrim pune, por një synim, një ideal  që vetes ia lejojnë vetëm ata që kanë dije nga fusha e së drejtës.  potencial profesional, por mbi të gjitha guxim. A ka ideal më të madh se  sa drejtësia?

Nuk kërkojmë mëshirë, por kërkojmë drejtësi! “, shkroi Tahiri në Facebook, transmeton zhurnal.mk