Ekipi shqiptar FC Prishtina Bern gjithnjë aktive dhe e suksesshme

39 Lexime

12:21:44         2016-02-14

 

 

Ekipi futbollistik shqiptar nga kryeqyteti helvet, FC Prishtina Bern, i cili me sukses është duke luajtur në Ligën e dytë rajonale të Bernës, ku edhe mban epitetin e liderit të kësaj lige dhe me gjasa të mëdha që të inkuadrohet në Ligën e parë promovuese zvicerane, ka zhvilluar ndeshjen kontrolluese të radhës, kësaj here kundër ekipit të një rangu më të lartë FC Köniz 1. Liga Promotion. Në praninë e mbi dyqind shikuesve, shumica e të cilëve tifozë besnikë të skuadrës shqiptare, ndeshja ka përfunduar pa fitues, me rezultat 2:2. Nuk ka dyshim se ekpi shqiptar ka dëshmuar se do të jetë konkurrent i denjë edhe i ekipeve të rangjeve më të larta. Duhet theksuar se gjatë pushimit dimëror, FC Prishtina Bern është përforcuar edhe me disa lojtarë siç janë: Portieri Kenan Morina, sulmuesin Dardan Morina dhe Xhemajl Likaj, i cili do të luajë në mbrojtje dhe mesfushë. Më 13 mars të këtij viti, ekipi do të udhëtojë për një pushim disaditësh të merituar në Antali të Turqisë, ndërsa për datën 21 shkurt 2015 është duke organizuar turneun e saj tradicional në sallë, i cili do të mbahet në sallën sportive OZK KÖNIZ të Bernës. Fituesi i këtij turne pritet që të shpërblehet me 1.000 franga zvicerane, vendi i dytë 500 dhe vendi i tretë me 300 franga.

 

 

 

Në vegzën e mëposhtme mund ta shihni edhe golin spektakolar ndaj FC Köniz

 

https://www.facebook.com/prishtinafc/videos/824320297691001/