Tragjedi e rëndë familjare në Gjermani, babai vret të birin dhe dy persona tjerë

68 Lexime

15:38:13             2017-09-15

 

 

 

 

 

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytezën e vogël të Villingendorfit (rrethina Rottweil) në Gjermani: Mbrëmjen e së enjtes rreth orë 21.30, në një shtëpi janë vrarë një burrë (34), një grua (29) dhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Autori i krimit dyshohet të jetë babai dyzetvjeçar i fëmijës së vrarë.

 

 

 

Të shtënave u ka shpëtuar një grua duke u strehuar në një shtëpi tjetër, ndërsa sipas policisë gjermane, bëhet fjalë për nënën e fëmijës. Hetuesit supozojnë se bëhet fjalë për një zënkë bashkëshortore, ka pohuar zëdhënësi i policisë gjermane nga Tuttlingeni, njofton „Shtegu.com“.

 

 

2

 

 

 

Autori i krimit ende është në arrati, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin kroat, Drazhen Dakiç. Policia gjermane është mobilizuar me rreth 50 policë, e gjithashtu në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter.

 

 

Gjatë tragjedisë familjare në Rottweil, me ç`rast babai e vrau fëmijën e vet, ky i fundit ka qenë duke u përgatitur për ditën e parë shkollore, që do t`ia fillonte të premten (sot). Këtë e ka konfirmuar edhe shkolla fillore në Villingendorf.