17:22:46 2017-09-15
Me një iniciativë satirike nën moton „Po, ndalesës së qebapit“, një grup personash dëshirojnë të mobilizohen kundër ndalesës së burkas, ndërsa kritikat janë të ashpra.
Në profilin e Facebook-ut „Ja zum Kebabverbot – Volksinitiative (Po ndalesës së qebapit – iniciativë gjithpopullore)“ shihet në foto këshilltari nacional zviceran i Partisë SVP, Walter Wobmann para një flamuri zviceran. Në dorë mban një shenjë me qebap të ndaluar, në të cilin shkruan: „U tubuan 100.000 nënshkrime! Zvicra miraton ndalesën për ngrënie të qebapit. Përgëzime, Walter“.
Lexuesit janë indinjuar me ndalesën për burkan: „Tashmë nuk na ka mbetur tjetër, përpos donerit dhe qebait. Në djall me ndalesat“, „Absolutisht e marrë“, „Vetëm bastardët kanë ide të tilla“, kanë shkruar përdoruesit e rrjetit social.
Ndalesën për mbajtjen e burkas po përpiqet ta pengojë me të gjitha mjetet këshilltari i medieve sociale, Daniel Graf, i cili edhe e ka lansuar iniciativën për ndalesë të qebapit. „Kërkesa për ndalesën e ngrënies së qebapit dëshmon se sa absurde është jehona e ndalesës për mbajtjen e burkas“, pohon për „20 Minuten“ Graf, përcjellë „Shtegu.com“. Që atëherë, Graf është ofenduar me fjalët „Qebab terrorist“ apo edhe „Bir bushtre“.


