Tomor Morina nuk do të ekstradohet në Serbi, Gjykata Penale në Shkup shpallë vendimin

Date:

 
2019-08-08
 
 

Tomor Morina lihet i lirë, Gjykata Penale në Shkup refuzoi ekstradimin në Serbi

 

Gjykata Penale në Shkup ka refuzuar kërkesën e Beogradit për ekstradimin e Tomor Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së. Nga kjo gjykatë theksuan përmes një komunikate se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e tij.

“Këshilli penal pranë Gjykatës Penale në Shkup duke vepruar sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të plotë për ekstradim, ka sjellë vendim se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradim të personit në Republikën e Serbisë. Ky vendim bayohet edhe në praktikat e deritanishme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Vendimi do ti dorëzohet Gjykatës Supreme për vendim të mëtutjeshëm, ndërsa bëhet e ditur se Morina do të mbetet në paraburgim. Ish-ushtari nga Gjakova me shtetësi kosovare dhe britanik u ndalua para dy javëve në vendkalimin kufitar Bllacë, pas një fletarresti serb të lëshuar përmes Interpolit. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...