Në vend të nekrologut për Afrim Bajrën

53 Lexime

16:38:37              2016-08-18

 

 

 

 

 

NEHAT JAHIU
TOKËN E ATDHEUT KURR NUK E KE HARRUAR

( Përkushtim për Afrim Bajron që mbrëmë ndërroi jetë në Zvicër))

Oh, sa me keqardhje sot pranova lajmin nga kurbeti
Thell në shpirt dhembja më djegi.
Lexova se Afrim Bajro paska ndërruar jetë
Largë vendlindjes i ndjeri mbrëmë na paska vdekë.

Eh, more i ndjeri ti, o Afrim, o nip Orizare
Fëmijërinë tënde e kalove nëpër këto fusha e male,
U rrite si nipi me kënaqësi tek dajallarët tu
Kurrë dashurinë që kishe për Orizaren nuk e pate harru.

Shpesh, o Afrim Bajro kur bisedonim mes vete unë e ti
Më pyetje a ke shkruar Nehat Jahiu ndonjë poezi
Më thoje shkruaj, o poet për ne mërgimtarët në kurbet
Malli e dashuria për vendlindjen në shpirt thell na ka mbet.

Sa shunë, o Afrim e deshe vendlindjen dhe kurr se harrove
Me mall e dashuri gjithnjë e përkujtove,
Ne që të njohëm me mall e dashuri ty kurr nuk do të harrojmë
Kujtimet për ty, o Afrim gjithnjë do ti përkujtojmë.

E tani, O Afrim posho i qetë me mallin e dashirinë e dhimbjes
Me aromën e dheut të varrit të tokës së vendlidjes
Pusho, pusho, o Afrim Bajro në botën e amshuar
Edhe pse në kurbet ishe kurr këtë tokë nuk e kishe harruar.