Tmerrohen udhëtarët e “Oman Air” të nisur nga Cyrihu

Date:

Gjatë një fluturimi të natës nga Cyrihu për në Oman, është shkaktuar humbje e presionit në kabinë. Një dëshmitar i ka përshkruar momentet e tmerrit për “20 Minuten”.

Në fluturimin e Oman Air ËY0154, i cili u largua nga Cyrihu në 21:30 në mbrëmje, në mes të natës është shkaktuar humbje e presionit në kabinë. Avioni është dashur të bëj një ulje emergjente në aeroportin turk të Dijarbakirit.

Një dëshmitar që ka qenë në bordin e avionit, i ka përshkruar çastet e tmerrit: «Rash në gjumë pas darkës. Papritmas, përmes mikrofonit dëgjova thirrje urgjente nga kabina. Pastaj ndodhi shumë shpejt. Njerëzit bërtisnin dhe luteshin. Asnjëherë nuk kam qenë më i frikësuar për jetën time». Më në fund, maskat e frymëmarrjes u lëshuan, të cilat udhëtarët pastaj i vunë, informon Shtegu.com.

Në mes të natës, rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, avioni është ndalur në Dijarbakir. Sipas dëshmitarit, aterrimi ka qenë i zakonshëm dhe askush nuk është lënduar. Sidoqoftë, në aeroport askush nga Oman Air nuk ishte aty për t’u kujdesur për pasagjerët e tronditur. Më në fund, stafi i aeroportit i çoi pasagjerët e bllokuar në një hotel. Ata, tani presin ndonjë tjetër fluruim për në destinacionin e duhur.

„Thjesht, jam i lumtur që jam akoma gjallë“, thotë dëshmitari. «Megjithatë, nuk kam frikë të kthehem sërish në avion. Në thelb është një mjet transporti shumë i sigurt”. Oman Air e ka konfirmuar aterrimin e paplanifikuar në Dijarbakir përmes Twitter dhe u kërkoi falje udhëtarëve për incidentin.

https://www.20min.ch/ausland/news/story/-Ich-hatte-noch-nie-so-Angst-um-mein-Leben–19490864

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...