Kur Xhemijeti barazohet me Adem Jasharin e Azem Moranën!

Date:

Zeka ua lëviz kockat në dhé Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut
Po ta merrnin vesh këta heronj, që ofendimi i tyre për së vdekuri, nga Zeqirija Ibrahimi, (frontmen i partisë Alternativa, por edhe punëtor shkencor në ITKSH në Shkup) shkon deri atje sa sakrifica sublime ekskluzive e tyre kombëtare, barazvlerësohet me disa turkoshak të tipit të “Xhemijetit” e të disa anonimusave, kryesisht teolog të mëhallave, që në historinë shqiptare as që permenden, do të lëviznin eshtrat nga varret e tyre. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, botuesi i gazetës KOHA, gazetari Arben Ratkoceri, ndërsa komenton shkrimin e fundit të nënkryetarit të Alternativës, Zekirja Ibrabimi, i cili ka shkruar se “Alternativa është gjeneratë që edukohet politikisht me Xhemijetin e Ferhat Dragës, ndërsa qajnë si fëmijë me këngët e Adem Jasharit dhe Harun Aliut”. Ibrahimi, njëherësh punonjës në Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve, në shkrimin e tij ka akuzuar BDI për tendenca dashakeqe në arritjen e koalucionit ASH-Alternativa, ndërsa për BESËN e Bilall Kasamit shkruan se bashkëpunon me BDI-në, edhe pse pikërisht Alternativa është pjesë e Qeverisë me partinë e Ali Ahmetit. Ibrahimi, mes tjerash, në shkrim ka barazvlerësuar aktivitetin e organizatës pro-turke të asaj kohe “Xhemijeti” me aktivitetin e dëshmorëve të Kombit, Adem Jashari, Azem Marana e Harun Aliu.

Më poshtë postimi i plotë i gazetarit Arben Ratkocerit:

“Zeka ua lëviz kockat në dhé Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut
Po ta merrnin vesh këta heronj, që ofendimi i tyre për së vdekuri, nga Zeqirija Ibrahimi, (frontmen i partisë Alternativa, por edhe punëtor shkencor në ITKSH në Shkup) shkon deri atje sa sakrifica sublime ekskluzive e tyre kombëtare, barazvlerësohet me disa turkoshak të tipit të “Xhemijetit” e të disa anonimusave, kryesisht teolog të mëhallave, që në historinë shqiptare as që permenden, do të lëviznin eshtrat nga varret e tyre.

Derisa të lartëpermendurit dolën e sakrifikuan për kauzen shqiptare, këto të “Xhemijetit” si organizatë politiko-fetare boshnjako-turko-shqiptaro-rome e krijuar nga kral Aleksandri e Nikolla Pashiqi, me ndonjë përjashtim të vogël, jo vetëm i shërbyen mbretit serb e politikës së tij proserbe, por si deputet të zgjedhur nga ky, nuk njihen për asnjë kontribut kombëtar të dokumentuar. E dëshmi për këtë është se përveç privilegjeve politike e pasurive marramendëse që kishin gjatë shërbimit të tyre të verbër kralit, këtyre deputetëve të “Xhemijetit ” as një therrë në këmbë nuk ju ka hy gjatë kohës së Mbretërisë së SKS. Për dallim nga këta, homologu i tyre, po ashtu deputet i asaj kohe, Ramë Bllaca, ekzekutohet me atentat sepse marrëveshjen turko-sllave, për shpernguljen e shqiptareve e ka shkërmoq në foltoren e Parlamentit të SKS .

Keta te Xhemijetit, cdo here kane qene pjese e qeverise serbe edhe ate te Partise Radikale te kryeministrit Nikolla Pashiç.

Jam i bindur, Zekirija Ibrahimi, që heronjtë e lartepërmendur nga Adem Jashari e deri te Harun Aliu, po edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve të Maqedonisë, frymezimin e kanë që nga Skenderbeu, Ismail Qemajli, Nënë Tereza , Qirijazët e Manastirit, Mujedin Aliu, poezit e Dritero Agollit e romanet e Ismail Kadares, apo imamët si molla Vehbi Dibra Idriz Gjilani e hafez Sabri Koci,, e shumë e shumë të tjerë, e në asnjë mënyrë nga ata që “kryet e kanë pas në Stamboll e bythen në Parlamentin e Beogradit ( kjo vlen edhe per ditë të sodit)
P.S Nga Zeqa, po mungon vetëm Haxhi Qamili, prijës i Revulucionit Islamik të Shqiperisë së Mesme në fillim shekullit 20 dhe po duket se pengesë ka qenë dekorimi i tij me statusin e Heroit të kombit nga Enver Hoxha”. Koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...