Kryeministri i Maqedonisë shqiptar, edhe Georgievski e kishte ndarë këtë mendim
13:39:25 2016-01-15
Ëndrra e shqiptarëve u bë realitet. Maqedonia tani ka kryeministër shqiptar. Me dorëheqjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski de fakto zv/ kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi bëhet kryeministër deri në emërimin e kryeministrit të ri i cili pritet të emërohet nga radhët e VMRO-së, Sekretari i Përgjithshëm Emil Dimitriev.
Edhe analisti politik Xhelal Neziri ka thënë se dorëheqja e Gruevskit de fakto dë të thotë se Musa Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë.
“Nëse Gruevski ka dhënë dorëheqjen, a do të thotë se tash de facto Musa Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë?!” shkruan Neziri. Dje kryeministri Nikolla Gruevski tha zyrtarisht se sot do të dorëzonte dorëheqjen time tek kryetari i Parlamentit, Trajkvo Veljanovski përmes një shkrese. /TetovaSot/
Në ndërkohë, vitin e kaluar, ish-kryeministri maqedonas, Ljubço Georgievski kishte vlerësuar se kriza e thellë politike në Maqedoni do të mund të zgjidhej përmes formimit të një qeverie teknike, e cila do të mund të drejtohej me sukses nga një shqiptar.
Sipas tij, përveç organizimit të zgjedhjeve demokratike, Qeveria teknike do të ketë për detyrë të ndihmojë edhe në zhbllokimin e procesit integrues të vendit. Për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për krizën aktuale në vend, Georgievski kishte propozuar që fillimisht të amnistohen personat që kanë kryer përgjimet, qofshin nga pushteti apo opozita.
“Kohëve të fundit është promovuar idea se, në këtë moment do të ishte më mirë që qeverinë teknike ta drejtojë një shqiptar. Kjo, mua nuk më pengon aspak dhe vlerësoj se shqiptarët kanë nxjerrë në vitet e fundit 4 apo 5 intelektualë me nivel të lartë, të cilët mund ta kryejnë me sukses ketë detyrë në Maqedoni”, kishte deklaruar për TCH Ljubço Georgievski, ish-kryeministër i Maqedonisë. (Shtegu.com)