Thaçi takon Reekerin dhe Palmerin, ritheksohet mbështetja e SHBA-së për Kosovën euroatlantike

Date:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju Jork, Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Philip Reeker, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Thaçi u shpreh se ndonëse Kosova po hyn në proces elektoral, ky megjithatë është zhvillim krejtësisht normal.

“Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer e demokratike, prandaj pres që kështu të jetë edhe këtë herë”, u shpreh Thaçi.

Presidenti shtoi se partitë politike, institucionet e Kosovës, do të angazhohen që Qeveria e re të formohet sa më parë dhe të merret me sfidat dhe nevojat urgjente të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker u shpreh se SHBA-ja mbetet e interesuar dhe e përkushtuar për një Ballkan Perëndimor në paqe e stabilitet, me perspektivë të qartë evropiane.

Presidenti i Kosovës mirëpriti emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Mathew Palmer si të dërguar special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është shenjë se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe e progres në Ballkanin Perëndimor. Kjo në anën tjetër, na jep neve garancë dhe besim në procesin e dialogut me Serbinë dhe në të ardhmen euro-atlantike të vendit dhe rajonit tonë”, u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi, gjatë ditës ka zhvilluar takime të shumta me krerë të shteteve të ndryshme të botës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...