Tetë vite informata nga diaspora me portalin „Shtegu.com“

Date:

Më 27 prill të vitit 2014, Redaksia e portalit „Shtegu.com“ për herë të parë informoi bashkatdhetarët me ngjarjet më të reja në diasporë e më gjerë. Ishte një fillim i mbarë i këtoj portali, i cili për plot tetë vite rresht u mbijetoi sfidave të ndryshme, natyrisht, me lloj-lloj peripecish e sakrificash nga më të ndryshmet.

Në këtë mënyrë, Shtegu.com u shndërrua në pjesë të informacionit për diasporën shqiptare, për trojet e banuara me shqiptarë. Me siguri se rruga për të arritur këtë përvjetor nuk ka qenë e shtruar me trëndafila, por motivi për t`i informuar shqiptarët nëpër trojet e tyre rreth ndodhive dhe sukseseve të bashkatdhetarëve tanë, ishte shumë më i fortë se gjembat e ashpër të ketij shtegu të gjatë.

Shtegu.com gjatë këtij viti e përforcoi besimin te lexuesit shqiptarë e më gjerë, duke sjell pranë lexuesit suksese të ndryshme të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Një sukses dhe një nxitje më tepër pë të vazhduar me informimin sa më objektiv të lexuesit shqiptar. Brengos fakti se shumica e bashkatdhetarëve tanë ngurrojnë t`i bëjnë publike sukseset e tyre në arsim, shkencë dhe kulturë, duke i lënë hapësirë informatave nga kronika e zezë. Me shpresë se gjenerata më e re në diasporë do të jetë më aktive në këtë drejtim dhe se do ta humb këtë shprehi të ndrojtjes së ekspozimit në media, i falënderojmë të gjithë lexuesit dhe bashkëpunëtorët më besnikë, të çfarëdo lloj kontributi që kanë dhënë, duke shpresuar se së bashku mund të bëjmë gjera edhe më të mëdha dhe duke u integruar sa më shumë në shoqërinë ku jetojmë, për të mos i harruar asnjëherë dhe për t`i kultivuar sa më denjësisht rrënjët e të parëve tanë.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...