Tetë shqiptarë në një veturë, çmenden austriakët

36 Lexime

08:47:56              2016-03-11

 

 

 

Në autostradën austriake S 1, në afërsi të lokacionit Schwechat, nga fillimi i javës janë arrestuar dy trafikantë të dyshuar, shtetas shqiptarë. Sipas informatave të policisë austriake nga e enjtja, dy shqiptarët kishin transportuar gjashtë kosovarë në një veturë. Udhëtimi i planifikuar për në Itali, kishte përfunduar vetëm pas pesëmbëdhjetë minutave, informon „Kurier“, njofton „Shtegu.com“.

Gjithnjë sipas policisë austriake, dy shqiptarët (28 dhe 38) akuzohen se kanë tentuar të trafikojnë pesë persona (24 deri 30-vjeç) dhe një të ri (16), që të gjithë pa të drejtë qëndrimi legal në territorin e Schengenit, për një shumë të caktuar parash. Kosovarët kishin hipur në veturë në një vendparkim të autostradës, gjatë paradites të së hënës, ndërsa udhëtimi i tyre kishte përfunduar në Schwechat-Süd.