Gjermanët për pushim në vendet e refugjatëve
Vilma Biba me kostum kombëtar
09:16:58 2016-03-11
Tetë destinacione të udhëtimit janë prezantuar në Berzën ndërkombëtare të turizmit në Berlin të Gjermanisë (ITB), siç janë Siria, Shqipëria apo Pakistani.
Në Berzën ndërkombëtare turistike të Berlinit (ITB), sipërmarrësit privatë dhe shoqatat turistike po tentojnë t`i joshin pushuesit me disa vende atraktive, të jashtzakonshme. Nga lista e ofertuesve mund të shihet se shumica e vendeve janë ato, nga të cilat në Gjermani kanë ardhur personat që kanë kërkuar azil. Në mesin e tyre gjendet edhe Shqipëria, të cilën është duke e prezantuar Ismail Beka. Duke e përshkruar si një vend nga më fascinantët në rajon, gazeta gjermane „Berliner Zeitung“ përcjellë edhe deklaratën e Ismailit, i cili pohon: „Jo shumica e njohin vendin tonë si vend për pushim“, ka thënë drejtori shqiptar i Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, me seli në Tiranë, njofton „Shtegu.com“. „Tashmë, te shumica e shteteve të Bashkësisë Europiane është zgjeruar njohuria për historinë tonë“.
Tani, pushuesit nga vendet e BE-së duhet të sillen në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, në vizitë në Shqipëri kanë qenë 108.000 gjermanë, më tepër se dyfish nga viti 2007. „Në ITB duam ta paraqesim Shqipërinë në mënyrë që turistëve tu ofrojmë një miks të kulturës dhe shëtitjeve“, thotë më tej Beka.
Nga ana tjetër, Vilma Biba është duke u përkujdesur për sipërmarrjen e udhëtimit „Globus Travel Agency“, e cila iu ofron pako komplete të udhëtimit në Sëpër Shqipëri.