Refugjati irakien shpëton dy pilotë gjermanë

Date:

18:05:15            2016-03-10

 

 

 

Në Osnabrück të Gjermanisë, në hapësirat e një qendreje strehimore është rrëzuar një avion i vogël privat. Një veteriner nga Iraku vrapoi menjëherë në vendin e aksidentit duke shpëtuar pilotin dhe ndihmësin e tij.

 

 

 

Një veteriner irakien ua ka shpëtuar jetën dy pilotëve të një avioni privat të rrëzuar gjatë të enjtes. Refugjati irakien 34-vjeçar i kishte liruar nga rrënojat e avionit të rrëzuar dy pilotët e lënduar rëndë, duke iu dhënë ndihëm e parë mjekësore, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, të cilën e transmeton „Welt“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

„Reagimi i tij i shpejtë ka qenë shembullor“, ka deklaruar një zëdhënës i policisë gjermane. „Me këtë, ai ua ka shpëtuar jetën pilotit dhe ndihmësit të tij, duke i liruar nga rrënojat e avionit nga i cili rrezikohej prej lëndëve djegëse“.

 

 

 

Gjatë aksidentit, është shkaktuar rreziku i një zjarri, bile ndoshta edhe i eksplodimit të avionit. Dy persona të tjerë kishin kaluar me lëndime më të lehta, ndërsa ambulanca i kishte dërguar të katër të lënduarit në një siptal të afërt.

 

 

 

Irakieni Hassanien Salman, për momentin është duke banuar në qendrën strehimore për refugjatë në hapësirat e një kazerme ushtarake. Mu në këtë hapësirë, avioni i llojit „Piper 34 T“ ishte rrëzuar për shkaqe ende të panjohura, ndërsa piloti 35-vjeçar njihet si pilot me përvojë.

 

 

 

Salman i ka rrëfyer gazetës gjermane „Neuen Osnabrücker Zeitung“ (NOZ), se ai kishte qenë duke u pastruar, kur e kishte dëgjuar përplasjen e zhurmshme, sikur të ishin përplasur dy trena.

 

 

 

Së bashku me një banues të qendrës strehimore, ai e kishte fikur zjarrin në avion, duke i liruar më pas të lënduarit nga rrënojat. Edhe pse është vetëm një veteriner, ai ka mundur t`i dallojë lëndimet e rënda në kokë të viktimave, duke iu dhënë ndihëm e parë. Ai nuk ka dashur ndonjë mirënjohje, pasi: „E kam bërë vetëm ate, që secili nga ne duhet ta bëjë“, ka përfunduar në gjuhën angleze refugjati irakien.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...