Teknika si t`i mësoni fjalët e reja të gjuhëve të huaja

Date:

24.02.2020

Kur përpiqemi të mësojmë një gjuhë të huaj, shumë prej nesh ankohen se nuk memorizojnë dot fjalët e reja. Të mësosh fjalët e një gjuhe të  huaj mund të jetë e vështirë, sidomos për të rriturit, mendja e të cilëve është e ngarkuar me punën, familjen dhe përgjegjësi të tjera. Por, gjuhëtarët thonë se për të “mbijetuar” në një shtet/gjuhë të huaj, për situata të tilla si: të kërkosh një taxi ose një numër telefoni, nevojiten rreth 120 fjalë bazë. Është një synim i arritshëm dhe një fillim i mbarë, për ata që e mësojnë gjuhën për herë të parë.

1.      Vendosni qëllime të realizueshme


Harrojini fletët e fletoreve të mbushura me fjalë të reja, ose fjalorët e mëdhenj. Ekspertët thonë se studentët janë të aftë të mësojnë 10-20 fjalë gjatë një ore studimi. Nëse ju studioni 15 minuta në ditë, vendosini qëllim vetes të mësoni 20-25 fjalë dhe fraza në javë. Ju duhen vetëm gjashtë javë derisa ta keni mësuar „kutinë tuaj të ndihmës së shpejtë“ prej 120 fjalësh.

 2.      Grupimi i fjalëve


Ato aplikacionet që ju mësojnë një fjalë në ditë, mund të duken të përshtatshme, por nga ana tematikore, ato ju sjellin një zinxhir fjalësh pa lidhje njëra me tjetrën: zarf, i lodhur, janar, marr, lexoj. Përqëndrohuni në një temë të vetme çdo javë. Mendja i grupon natyrshëm fjalët, kështu nëse mësojmë psh. motin dhe kohën në një mësim dhe pjesët e trupit në tjetrin, truri në mënyrë harmonike arrin t’i klasifikojë/grupojë këto informacione.

3.      Shmangni antonimet


Mund të duket e logjikshme të studiojmë antonimet e fjalëve: nxehtë/ftohtë, e madhe/e vogël- nuk është ajo cka sugjerohet në fakt! Mund të ndodh që duke i mësuar këto fjalë lidhur ngushtë me njëra-tjetrën përfundoni duke i ngatërruar kuptimet e fjalëve. Në vend të kësaj, mësoni njërën fjalë në fillim dhe pasi ajo të jetë ruajtur në kujtesë mësoni tjetrën.

 4.      Lexoni, lexoni, lexoni


Leximi ju ndihmon të rishikoni fjalorin e mësuar dhe t’i shihni ato fjalë në fjali dhe kontekste të reja. Një burim fantastik i ekspozimit ndaj gjuhëve të huaja është përmes “Graded readers”, të cilët janë libra të krijuara posaçërisht për nxënësit e gjuhës. Një tjetër burim i mirë janë reklamat ose menutë, të cilat zakonisht përdorin tekste të shkurtra.

 5.      Mësoni fraza të plota


Linguisti Michael Lewis nxit mësimin e gjuhëve nëpërmjet copëzave leksikore. Një pjesë e mirë e komunikimit të përditshëm përfshin fraza të tilla si: „kthehuni majtas,“ „vetëm një minutë“ “kënaqësi që u njohëm,” etj. Kur mësoni një gjuhë të re, memorizojini këto fraza dhe do të keni një arsenal gati për bashkëbisedim, pa u stresuar  për ndërtimin e fjalive nga zeroja./Sapientify

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...