Të shtëna në Zvicër, vritet personi 48-vjeçar

67 Lexime

11:28:39         2016-01-17

 

 
Natën e së shtunës në të dielë, në Weiach të Zvicrës, një grua është lënduar rëndë, ndërsa një burrë është vrarë.
Rasti ka ndodhur gjatë të shtënave që janë shkrepur në një ndërtesë banimi në Weiach ZH, me ç`rast është plagosur rëndë një grua, ndërsa një 48-vjeçar është vrarë.

 

 
Për momentin, ende nuk dihet rrjedha e ngjarjeve si dhe motivi i vrasjes. Sipas policisë zvicerane, rasti ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit, ndrësa një person tjetër 51-vjeçar që ka qenë në banesë, ka shpëtuar pa ndonjë plagë. Gruaja e plagosur është dërguar me helikopter në spital, informon policia e Cyrihut, njofton „Shtegu.com“. Në rrjedhë e sipër janë hetimet e mëtutjeshme të prokurorisë, policisë dhe institucioneve tjera juridike.