Dy vite e gjysmë burg me kusht për azilantin kosovar 20-vjeçar

Date:

20:23:27       2016-01-16

 

 

 

Një 20 vjeçar nga Kosova, në kampin e refugjatëve në Kaufbeuren të Gjermanisë, e kishte therë një bashkatdhetar të vetin. ndërsa gjykata e ka dënuar me dënim me kusht.

 

 

 

Kosovari 20-vjeçar, i cili e kishte therë me thikë një bashkatdhetar të vetin, e ka lëshuar sallën e gjykatës si person i lirë: Ai është dënuar me dënim me kusht pasi e kishte therë bashkatdhetrin e tij me një thikë, duke i shkaktuar dy plagë, njëra prej të cilave 6,5 centimetra e thellë.

 

 

 

Rasti kishte ndodhur më 19 prill të vitit të kaluar në kampin e refugjatëve në Kaufbeuren. Fillimisht, zënka verbale kishte filluar në mes të dy grupeve, me ç`rast i akuzuari dhe disa persona të tjerë e kishin goditur një kosovar tjetër me grushte në fytyrë, në pjesën e barkut dhe në organet gjenitale. Duke ikur nga shkallët, i sulmuari kishte nxjerrë një thikë dhe kishte goditur njërin nga ta dy herë në mollaqe.

 

 

 

Si duket zënka ishte shkaktuar për një femër dhe nuk përjashtohet mundësia se viktima e kishte provokuar 20-vjeçarin. „Nuk ka dyshim se i akuzuari ka shkaktuar dy të therura me thikë“, ka deklaruar gjykatësi, duke shqiptuar dënimin prej dy vite e gjysmë me kusht, shkruan „Augsburger Allgemeine“, njofton „Shtegu.com“. Me këtë rast, gjykata ka aplikuar të drejtën penale të të rinjve, pasi në fund të këtij muaji i dënuari mbushë 21 vite.

 

 

 

Përderisa prokurori kishte kërkuar dy vite e gjysmë burg, avokati mbrojtës është deklaruar për lirim nga akuza, pasi situata aspak nuk ka qenë e qartë dhe nuk dihet me çfarë thike është realizuar krimi. Vendimi i gjykatës ende nuk ka hyrë në fuqi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...