Të shtëna me armë në Zvicër: Plagoset rëndë një burrë – arrestohet kosovari i dyshuar

Date:

Një krim i dhunshëm ka ndodhur gjatë natës në sheshin Landsgemeindeplatz në qytetin e Zugut. Një burrë ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën


Natën e së premtes, 22 mars 2024, në orën 3:30 të mëngjesit, qendra e kontrollit të operacioneve të policisë së Zugut mori një raport për një të shtënë në sheshin Landsgemeindeplatz. Disa patrulla dolën menjëherë dhe gjetën në vend një burrë të plagosur rëndë.

Autori tashmë ishte larguar nga vendi i krimit kur kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, transmeton portali Shtegu. Policia e Zugut ka nisur menjëherë hetimet intensive dhe ka nisur një kërkim të madh. Rreth orës dhjetë është arrestuar në qytetin e Zugut nga njësiti i ndërhyrjes Luchs një i dyshuar, një kosovar 30-vjeçar.

I plagosuri në rrezik për jetën, një 34-vjeçar zviceran, u dërgua në spital pas trajtimit fillestar nga shërbimet e urgjencës në Zug, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent. Gjendja e tij është stabile.
Motivi dhe rrjedha e saktë e ngjarjes po hetohet më tej. Policia kriminale punon ngushtë me zyrën e prokurorit publik në kantonin e Zug. Shërbimi mjekoligjor i policisë së Zugut kreu një hetim të plotë mjeko-ligjor në vend, së bashku me specialistë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Cyrihut.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...