Të shtëna me armë në Bazel të Zvicrës, plagoset rëndë një person

Date:

15:52:57              2017-11-21

 

 

 

Në qendër të Bazelit në Zvicër, paraditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë, me ç`rast është plagosur rëndë një person. Policia zvicerane e ka arrestuar sulmuesin e dyshuar.

 

Paraditen e së martës, një person është plagosur rëndë në qendër të Qytetit të Bazelit. Sipas mediave zvicerane, sulmuesi i dyshuar është arrestuar, konfirmojnë nga Prokuroria e Bazelit, përcjellë „Shtegu.com“.

Pas mosmarrëveshjeve paraprake, viktima është qëlluar në afësri të një patundshmërie. Motivi dhe arsyeja e këtij sulmi ende mbeten të paqartë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar me intensitet të lartë. Për shkak të hetimeve taktike policore, nuk është bërë publike diçka më tepër lidhur me ngjarjen.

Në portalin „Onlinereports“, një dëshmitar rasti ka pohuar se rreth orës 11.45, në rrugën „Steinentorstrasse“ kishte dëgjuar katër deri në pesë të shtëna. Një minutë më vonë, në rrugë është paraqitur një person i mbuluar me gjak duke kërkuar ndihmë. Më pas, i plagosuri i shoqëruar nga një grua, ka hipur në taksi. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...