Të martën takimi i liderëve për Ligjin për Prokurori (Video)

Date:

Liderët do të takohen të martën. VMRO-DPMNE-ja është e gatshme për takim në të cilin do të diskutohet mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, zgjedhjet e parakohshme dhe pikat tjera. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se presin bisedime për të gjitha çështjet e hapura.

Jemi të informuar se do të mbahet takim liderësh të martën që vjen. Më shumë detaje nuk kam, por shpresoj se në atë takim do të bisedohen çështjet e hapura si e ardhmja e Prokurorisë Publike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”. – theksoi Igor Nikollov, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv, VMRO-DPMNE

Socialdemokratët sot nuk bënë të ditur agjendën e takimit të liderëve. Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se pret vlerësimin e grupeve të punës nëse takimi i liderëve është i nevojshëm, apo dallimet mbi Prokurorinë Publike dhe fatin e Speciale do të tejkalohen në negociata. Zaev nuk bëri të ditur nëse në takimin e njëjtë do të diskutohet edhe për pika tjera si zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Regjistrimi i popullsisë dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhorë. Liderët e partive të tjera politike nuk janë njoftuar për takimin. Nga BDI-ja e Ali Ahmetit thonë se deri në këto momente nuk janë ftuar nga kryeministri Zaev. /Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...