Të jesh grua që drejton kamion me rimorkio në Zvicër

220 Lexime

Zviceranja Sindy Steiner është një vozitëse. Si grua, ajo është një pakicë në sektorin e transportit. Gazeta zvicerane «Blick» e ka shoqëruar profesionisten e transportit gjatë një turni të saj.

Me syze dielli në flokë dhe sytë e saj që shikojnë në pasqyrat e pasme, Sindy Steiner (26) përpiqet ta parkojë kamionin e saj me rimorkio drejt një platforme ngarkese nga prapa. „Një grua kaq e vogël dhe një kamion kaq i madh“, vozitësja i përgjigjet pyetjes, të cilën vazhdon ta dëgjojë vazhdimisht. Është e qartë: „Duhet dëgjuar shpesh pyetje të tilla“, thotë gruaja e re nga St. Galleni, por ajo vazhdon ritmin e saj të jetës. „Për sa kohë që punoni, këtu do të respektoheni – pavarësisht nëse jeni burrë apo grua“.

Dita e punës e vozitëses së kamionit fillon në orën gjashtë të mëngjesit, në qendrën e shpërndarjes së kompanisë Camion Transport AG. Ajo ndodhet në Schwarzenbach SG, në të njëjtën rrugë sikurse edhe selia e Aldi-t në Zvicër. Në manovrimin me mallra, grumbulli i pakove e thith ajrin e thatë. Janë me dhjetëra kamionë që janë rreshtuar në platformën e ngarkimit, duke pritur të ngarkohen. Është kulmi i punës.

Gratë janë në pakicë

Me një grumbull fleturdhëresash nëpër duar, Sindy është në kërkim të mallit që do ta ngarkojë. Ajo e koordinon ngarkesën duke e udhëzuar makinistin për vendin e duhur të ngarkimit. Në sektorin e transportit gratë janë në numër më të vogël se sa burrat, informon Shtegu.com.

Vetëm rreth pesë për qind e kamionëve në Camion Transport AG drejtohen nga gra profesioniste të transportit. Në përgjithësi në tërë Zvicrën, proporcioni duhet të jetë vetëm pak më i lartë. „Kjo mund dhe duhet të ndryshojë“, thotë vozitësja duke marr në duar pajisjen e ngarkimit.

Sindy ka ngarkuar radiatorë, ushqim për kafshë dhe materiale paketimi të dorës. Pak para se ajo ta mbyllë derën e rimorkios, ajo I fut edhe tre porosi të tjera. Këto janë dërgesa urgjente të cilat përfshihen gjithashtu në turnin e saj.

Ajo i heq me duar disa goma të veturës nga dyshemeja dhe i vendos mbi një paletë tjetër, sa për të bërë pak më tepër hapësirë për dërgesat e tjera. „Edhe ushtrimet trupore janë të përfshira në punë“, thotë ajo, duke hequr dorezat e saj të ngushta.

Kamionët e mëdhenj e fascinojnë tashmë për një kohë të gjatë

Ora është një çerek në tetë. Sindy del nga zona e kompanisë dhe shkon drejt autostradës. Dielli është pak lart horizontit. Kabina e vozitëses është zbukuruar plotësisht me foto të miqve, familjes dhe qenit të saj. Shtrati në pjesën e pasme të karriges së shoferit mirëmbahet me mjeshëtri të rrallë. Kabina e vozitëses është si shtëpia e saj e dytë: “Këtu e kaloj gjysmën e ditës, prandaj duhet të ndjehem mirë”.

Karriga pas timonit është vendi i saj i punës për pesë vite me radhë. Fakti që më pas shitësja profesioniste ndryshoi profesionin, nuk e befasoi familjen e saj. „Kumbara im ishte një vozitës kamioni. Gjatë pushimeve, ai më mirrte në udhëtimet e tij. Që atëherë, kam dashur të qëndroj personalisht pas timonit“, pohon me entuziazëm vozitësja e kamionit. Pas një trajnimi gjashtëmujor, asaj iu lejua të fillojë, informon Shtegu.com.

Këta kuadro aktualisht janë duke u kërkuar, Sepse në Zvicër ka mungesë vozitësish. „Ata që nuk janë të përgatitur për t`u trajnuar, nuk kanë pse të ankohen për mungesën e punëtorëve të aftë“, thotë shefi i Camion Transport AG, Josef Jäger (58).

Josef Jäger, shefi i Camion Transport AG

Prandaj, kompania aktualisht trajnon 37 profesionistë të transportit. 14 prej tyre janë gra. Sidoqoftë, Jäger thotë: „Në industri nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohet potenciali i grave. Në këtë drejtim duhet të punojmë“. Për Sindy, paga nuk mund të jetë një arsye që gratë të qëndrojnë larg punës“. Me pagën tonë, ne mund të jetojmë mjaft mirë „.

Kur klientët bëhen miq

Sindy arriti në zonën industriale të St. Gallenit. Fillon shkarkimi. Përgatitet platforma e shkarkimit, I cili tashmë fillon. Shkarkohet materiali. Ngarkohen paletat e boshatisura. Mbyllen dyert. Nënshkruhen fleturdhëresat. Vazhdon rrugëtimi. „Ndonjëherë ka ndonjë kafe apo simite te klienti“, thotë Sindy. Por kësaj here vazhdon pa sillë.

Takimi tjetër i radhës është me shitësin e veturave. Aty, punëtorët gjithashtu ndihmojnë për shkarkim. „Shumë rrallë ndodhë që të ngarkojmë e shkarkojmë vet. Të paktën më rrallë se sa kolegët tanë meshkuj“, thotë Sindy. Kjo ndonjëherë mund të jetë edhe shumë e pakëndshme. Shpesh është keq nëpër kantiere, thotë 26-vjeçarja: „Disa punëtorë pothuajse na e marrin nga duart pajisjen e shkarkimit“.

Por, gjatë këtij mëngjesi ambienti është miqësor dhe respektues. „Më së voni deri në karnevalin e ardhshëm», i thotë Sindy lamtumirë një klienti me një shtrëngim duarsh. Asaj i pëlqen të punojë në rajonin ku është edhe me vendbanim. Kur pyetet nëse ky rast është me të gjithë klientët, ajo thotë: “E njohim njëri-tjetrin. Disa prej tyre i takoj edhe gjatë kohës sime të lirë ose në shëtitje».

Ditët e gjata të punës nuk janë të rralla

Sikurse Sindy, ashtu edhe shefi i saj Josef Jäger do të donin të kishin më shumë gra në kompani. „Gratë tona kanë tendencë të jenë më të vëmendshme se sa homologët e tyre meshkuj. Kjo është dëshmuar edhe në raportet e dëmeve“, thotë drejtori i Camion Transport AG. Ai gjithashtu dëshiron t`ua lehtësojë nënave të rikthehen në punë me modele pune me kohë të pjesshme.

Në orët e para të pasdites, Sindy tashmë është kthyer në depo. Në brendësinë e kamionit tashmë janë vetëm pajisja e shkarkimti dhe paletat e boshatisura. Por, dita e punës ende nuk ka mbaruar. „Në varësi të porosive, mund të ndodhë që ne gjithashtu të punojmë 12 deri në 13 orë në ditë“. Vetëmse periudhat e pushimit duhet të respektohen rreptësisht.

Në timon, Sindy i kontrollon sërish felturdhëresat përpara se të ato të dorëzohen në zyrë. Atje e prêt një angazhim tjetër. Ku do të shkojë dhe çfarë është ai angazhim? Gjithçka është e mundur. Një gjë është e sigurt: Ajo sfidohet. Jo vetëm në rrugë mbi timon.