Të falemnderit nënë që nuk je baba, reklama që ngriti në këmbë baballarët gjermanë

76 Lexime

17:11:39                  2019-05-27

 

 

„Nënë, të falemnderit që nuk je baba“: Me këto fjalë, në fillim të muajit maj Edeka ka bërë një reklamë në Gjermani. Tani, zinxhiri i njohur i supermarketeve ka reaguar me një reklamë të re që përmban të njëjtin klishe, por me mesazh të kundërt.

Reklama provokative online, të cilën Edeka e lëshoi ​​në YouTube më 5 maj, mori më shumë se 60.000 dislike nga përdoruesit dhe vetëm rreth 13.000 pëlqime.
Në video tregohet për burrat të cilët si baballarë janë të stërngarkuar me detyrat e tyre dhe sikurse në buxhet, po ashtu edhe në gjera të tjera janë më pak të dobishëm.

Pas kësaj, shumë përdorues e akuzuan supermarketin për përhapjen e klisheve dhe diskriminimin ndaj baballarëve. Qindra ankesa u parashtruan në këshilli gjerman të reklamave, i cili menjëherë e qortoi Edeka-n.

Natyrisht, Edeka nuk donte ta pranonte kritikën duke sjellë një video të re – kësaj radhe për Ditën e Babait.

Ashtu si edhe paraprakisht, skenat e reja janë me ngjyra bardh e zi, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Përsëri shfaqen situata të përditshme të një familjeje normale.

Një djalë i vogël është duke ngrënë tortë dhe reagon i mërzitur kur nëna e tij ia fshin gojën. Dy vajza nuk kanë oreks për të ngrënë perime, por për fat të mirë babai mendon për to dhe ua ofron një shishe Ketchup.

Edeka e shfrytëzon këtë mundësi për të reaguar ndaj mosmarrëveshjes së Ketchup me Heinz – varieteti i paraqitur këtu është etiketa personale Papa Joe’s.
Reklama përfundon me fjalët „Faleminderit baba, që nuk je nënë“. Reklama e gjinisë u ktha prapa, ndërsa nderi i baballarëve u rivendos sërish. Në Facebook, reagimet kanë qenë kryesisht pozitive.

Pas kësaj, Edeka u ka kërkuar falje të gjithë përdoruesve që janë prekur nga kjo reklamë.