Gjashtë të plagosur gjatë zënkës, e përfshirë edhe një familje nga Kosova

Date:

17:34:07                    2019-05-27

 

Gjatë një përshkallëzimi brutal të dhunës midis dy familjeve në Bielefeld, gjatë natës së premte janë plagosur gjashtë persona.

Sipas policisë gjermane, pas mesnatës kishte ardhur një thirrje telefonike, duke thënë se dy persona janë plagosur në një godinë në Stapelbrede Schildesche.

Megjithatë, pas arritjes së ekipeve emergjente, u konstatua se kanë qenë më tepër të plagosur. Zyrtarët gjetën një person të plagosur rëndë rreth 400 metra nga vendi i krimit në Westerfeldstrasse. Më shumë të plagosur kanë qenë përpara godinës.

Gjithsej gjashtë persona të moshës 20 deri në 50 vjeçare është dashur të përkujdeseshin nga mjekët kujdestarë dhe më pas të dërgohen nëpër spitale.

Tre viktima kishin pësuar lëndime serioze, ndoshta nga ndonjë çekan dhe sëpatë. Gjithashtu, janë realizuar edhe të shtëna nga një armë parandaluese, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Në njërën prej banesave, policia gjithashtu gjeti një grua me plagë të lehta me foshnjën e saj.

Sipas informatave të mediave gjermane, njëra nga familjet e përfshira është me prejardhje nga Kosova. Përse mosmarrëveshja është përshkallëzuar, mebtet e ende e paqartë. Policia gjermane i ka filluar hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...