Të enjten fillon procesi gjyqësor ndaj pensionistit zviceran që goditi për vdekje shqiptaren e re
19:25:56 2019-05-07
Shqiptarja e re Elida Osmani (19), në nëntor të vitit 2017 e humbi jetën pasi dentisti K. S. (81) e goditi pa frenuar fare në një kalim për këmbësorë në Lenzburg AG të Zvicrës. Të enjten, vozitësi vdekjeprurës do të paraqitet para gjykatës.
Tragjedia ndodhi më 6 nëntor 2017: Elida Osmani (19) po fliste ende në telefon me nënën e saj, duke i thënë se ajo së shpejti do të vinte në shtëpi. Por, praktikantja e Migros-it kurrë nuk arriti në shtëpi, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Në zebrat e vendkalimit për këmbësorë në rrugën „Hendschikerstrasse“ në Lenzburg AG, ate e godet vetura e dentistit K. S. (81) – pa frenuar fare. Vajza e re iu nënshtrua plagëve serioze të pësuara në kokë.
Të enjten, pensionisti zviceran duhet të përgjigjet përpara Gjykatës rajonale në Lenzburg për vrasje të pakujdesshme. Siç mund të konstatohet nga aktakuza, K. S. ishte pak i dehur në kohën e aksidentit: Një test i gjakut tregoi se ai kishte 0.2 promila në gjak.
Me një shpejtësi prej 58 km/h, ai e goditi Elidën, e cila po vinte nga stacioni i autobusit, në vendkalimin për këmbësorë dhe duke shikuar në celularin e saj. Nga fuqia e përplasjes, ajo u hodh 19 metra larg, thuhet në aktakuzë.
Zyra e prokurorit publik, për të pandehurin kërkon një dënim të pakushtëzuar prej 15 muajsh, shkruan më tej Shtegu.com. Ajo, zviceranin 81-vjeçar në aksident, e ngarkon për vozitje të pavëmendshme mjaftueshëm, në zonën rreth vendkalimit për këmbësorë, pasi ai ishte përqendruar në një sinjal të dritës në një distancë prej 250 metrash largësi, duke mos e vërejtuar vajzën e re në shiritin e këmbësorëve. K. S. më pas kishte thënë: „Ishte errësirë dhe po binte shi. Nuk e pashë vajzën. Unë frenova vetëm kur e godita“.
K. S. ishte një shkelës famëkeq i trafikut. Siç tregon hulumtimi i „Blick“, ai kishte vozitur pa patentë shoferi disa herë: Edhe në vitin 2010 ai është dashur ta dorëzojë patentën e shoferit për një muaj, pas një delikti në trafik. Por dentisti mbetej i pamposhtur: Në vitin 2011, ai u kap në zonë vendbanimi me 80 km/h! Megjithëse ai luftoi kundër tërheqjes së sërishme të patentës së shoferit nga të gjitha rastet, mbeti i pasuksesshëm.