Papa Françesku: Jam i lumtur që kam ardhur në vendlindjen e Nënës Terezë

Date:

18:50:34                 2019-05-07

 

 

“Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtërorja jonë, që është një simbol i sakrificës. E kam fjalë për Nënën Terezë, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj”, theksoi Papa Françesku në fjalimin e tij në vilën presidenciale “Vodno” në Shkup.

Ai foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristikë e veçantë e Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

“Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerët, ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej, nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku. Ai tha se dëshiron të nënvizojë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me krizën e migrantëve për t`u dalë në ndihmë atyre. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...