Të burgosurat në Shqipëri krijojnë punime artizanale „Made in prison“

330 Lexime

10:01:34                      2019-06-28

 

 

„Made in Prison“ është një faqe interneti e cila shet produkte të krijuara nga gratë e burgosura në burgun e Ali Demit në Tiranë, burgu i vetëm i tillë për gra, në vendin ballkanik ku popullsia arrin shifrën prej 2.8 milion banorëve .

Projekti është rezultat i iniciativës së Orkidea. Orkidea është një OJQ lokale për të drejtat e grave që kanë marrë grante nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Që nga fillimi i saj, më 8 mars 2019, projekti u miratua nga ministri i Drejtësisë së Shqipërisë dhe nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Më 12 qershor, Orkidea i dërgoi në mirëbesim një email Global Voices duke treguar se të burgosurit kishin bërë 235 produkte të punuara me dorë, nga të cilat 82 janë shitur për klientët shqiptarë por edhe të huaj nëpërmjet faqes së internetit.

Të gjitha të ardhurat e shitjes transferohen në llogaritë bankare personale të krijuesve përkatës.

 

Sipas një llogarie të publikuar në faqen e internetit „Made in Prison“, një e burgosur tregon se si ky projekt ka pasur një ndikim pozitiv në jetën e saj:
„Emri im është Mira. Unë kam qenë duke vuajtur dënimin tim në burgun e grave për dy vjet e gjysmë. Këtu kam mësuar shumë. Mundësitë që më janë ofruar, kanë ndryshuar jetën time. Përsëri ndjehem si një person normal. U dënova me tre vjet burg dhe gjithçka dukej e vështirë, por sot po më ndihmon të shoh një të ardhme më të mirë“, shkruan në „fr.globalvoices.org“, përcjell Shtegu.com.

Aktualisht, Orkidea po financon materialet e nevojshme, por pjesëmarrësit kanë shprehur dëshirën për të paguar për furnizime të caktuara në të ardhmen, me qëllim transformimin e iniciativës në një model të qëndrueshëm ekonomik.

Sipas Shoqatës europiane për edukim nëpër burgje (EPEA), Shqipëria ka 23 qendra ndalimi. Ali Demi është qendra e vetme e rezervuar ekskluzivisht për gra. Ekziston edhe një spital për të burgosurit.

 

Rreth themelimit të Ali Demi, EPEA thotë:

Nuk ka asnjë „gangster“ të njohur në këtë burg, asnjë rrëmbyes, dhe asnjë grua që është përfshirë në një skandal të publikuar politik. Shumë prej tyre, pa dashur të krijojnë një keqkuptim, kanë qenë „aksesorë“ në krimet e kryera nga burra, të cilët mund të jenë bashkëshortë, vëllezër ose dashamirës. Krimet më serioze të kryera nga këto gra janë prostitucioni, vjedhja, mashtrimi (përvetësimi) dhe, në një masë të vogël, vrasje për arsye familjare.

E kaluara e errët e burgjeve shqiptare

Burgjet në Shqipëri, kampet e punës dhe qendrat e internimit gjatë periudhës komuniste shpesh janë përshkruar si vende të tmerrshme.

Për shumë shqiptarë, Spaçi është sinonim i torturës dhe vdekjes. Disidentë të panumërt dhe mijëra të tjerë u burgosën këtu, para viteve 1990.

Njëri prej tyre është Burgu i Spaçit, në rrethin e Lezhës. Sipas Fondit global për monumente, një organizatë e dedikuar për ruajtjen e arkitekturës historike dhe vendeve të trashëgimisë kulturore anembanë botës: „Burgu i Spaçit ishte një kamp i njohur mirë i punës, i themeluar nga qeveria komuniste në vitin 1968 në vendin e një minierë bakri dhe piriti, në një rajon të largët dhe malor në qendër të vendit. Një burg ndër të tjera, ku intelektualët më të shquar shqiptarë të mesit të shekullit të njëzetë, bashkëvuanin me të burgosurit politikë.

 

Sot, Spaçi është një vend përkujtimor për popullatën lokale dhe një atraksion turistik.

Sipas Shoqatës së ish të burgosurve politikë të Shqipërisë, 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan për krime politike gjatë periudhës komuniste prej 1946-1991. Dhjetëra mijëra të tjerë ishin burgosur apo dërguar nëpër kampet e punës.

Që prej rënies së komunizmit, burgjet shqiptare janë kritikuar për gjendjen e tyre të dobët, me mbipopullimin, herë qasje të kufizuar të dritës natyrore nëpër çelitë dhe mungesa e higjienës.

Këshilli i Europës ka rekomanduar që autoritetet shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e njeriut të të burgosurve dhe riintegrimin e tyre.

Iniciativa „Made in Prison“ mund të kontribuojë në riintegrimin e grave të burgosura në shoqëri, pas lirimit të tyre. (Ardi Pulaj)