Taulant Seferi do ta përcjellë ndeshjen mes Skënderbeut dhe Young Boys-it me zemër të thyer
12:09:02 2017-09-27
Sa më afër që po vjen koha për të luajtur Young Boys-i të enjten në Shqipëri për herë të parë, aq më tepër emocione ngjallen për vendlindjen dhe mallëngjimin që ka, tek aloja e këtij ekipi, shqiptarit nga Kumanova, Taulant Seferi. Njëzetvjeçari ka një histori familjare të veçantë.
Është një periudhë kur ai mund të ngazëllehet dhe t`i bëjë gati valixhet. Ndoshta do të telefononte në vendlindje duke ju thënë: „Shihemi së shpejti“, para se të mëbrrijë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Por, rreth këmbës së tij është e mbështjellur një fashë e trashë, e gjithë këmba e tij është në gjips, për të kuruar lëndimin. Dhe, në këtë mënyrë Taulanti është ulur në një karrige të stadiumit „Stade de Suisse“ dhe për „Der Bund“ rrëfen se çka e pret Young Boys-in të enjten kundër ekipit të Skënderbeut nga Korça.
Se përse Taulant Fatmir Seferi Sulejmani ndeshjen kundër ekipit shqiptar e shikon me ndjenja të veçanta, qëndron në historinë e tij familjare të veçantë. Ai me prindër është rritur në Kumanovë, një qytezë me distancë prej rreth 20 minutave nga kryeqyteti Shkupi.
Taulanti qysh heret e ndryshon klubin e tij nga rinia duke kaluar tek Rabotniçki dhe me 16 vitet e tij, bëhet lojtari më i ri në historinë e Ligës më të lartë maqedonase. Në Shkup përjeton suksese të mëdha duke fituar kampionatin dhe kupën. Por, shiqimi i tij gjithnjë mbetet nga Shqipëria, pasi siç thotë Taulanti me krenari: „Ne Seferët jemi shqiptarë“.
Në Maqedoni jetojnë mbi gjysmë milioni shqiptarë, që do të thotë një e katërta e popullatës së përgjithshme, shkruan më tej „Der Bund“, përcjellë „Shtegu.com“. Diaspora shqiptare nuk është e pranishme vetëm në Europën e Mesme, por edhe në Serbinë Jugore, në Kosovë, në Maqedoni, në Turqi dhe në Greqi. Për Taulant Seferin asgjë nuk ka qenë më e rëndësishme se sa të ndjehesh shqiptar dhe të jesh nga Maqedonia“.
Së shpejti, Taulanti në vendlindje do të përzgjidhet për Reprezentacionin e Maqedonisë, fillimisht për grupmoshat e U-14, U-15, deri në rangun më të lartë, kur në muajin maj 2014, me vetëm 17 vite e gjashtë muaj përzgjidhet si lojtari më i ri në historinë e kësaj kombëtareje, në një lojë miqësore kundër ekipit të Kamerunit. Por, asnjëherë nuk i hiqej nga mendja Kombëtarja Shqiptare. Kualifikimi për Kampionatin Europian vitin e fundit, euforia, mundësia që të luajë me futbollistë të talentuar, e emocioni gjithë diasporën nëpër tërë kontinentin. Dhe, pasi ai nuk ishte angazhuar për Maqedoninë në ndonjë ndeshje zyrtare, ëndrra e tij mbetej reale.
„Doja të luaja për Shqipërinë“, pohon Taulanti. Në vendlindjen e tij, Taulanti vlerësohet si talent i rrallë, premtim për të ardhmen. Sidomos vendimi i tij kontrovers që mbi shpatulla të mbajë fanellën me shqiponjë dykrerëshë, në mediet e atjeshme shkaktoi reagime të shumta. „Nuk pati vetëm reagime pozitive“, shton më tej Taulanti. Në fillim të këtij viti, ai pajiset me paspaportë shqiptare, ndërsa marsin e kaluar ai debutoi në reprezentacionin U-21 në një ndeshje miqësore. Në muajin qershor, Taulanti e luajti ndeshjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Europian. Lëndimi i tij nuk i lejoi angazhime të tjera: Gjatë verës ai iu nënshtrua një operacioni dhe për momentin nuk mund as të ushtrojë.
Sidoqoftë, qëndrimi në Young Boys për Taulantin kërkon vetëm një gjë: Durimin. Që nga ardhja e tij në Bernë, në janar të vitit 2015, djaloshi ri shumë pak ka qenë i shëndoshë, pothuajse jo më shumë se tre – katër javë. Gjithnjë me probleme të ndryshme në këmbë, Taulanti me muaj të tërë është jashtë mundësive për të luajtur. Por, shumë kohë i mbetet për gjera të tjera, si psh për të mësuar gjuhën gjermane që në bisedën e përbashkët ndjehet dukshëm. Apo në përcjelljen e futbollit shqiptar.
Me një entuziazëm të rrallë, ai i përcjellë ndeshjet e futbollit nga Europa Juglindore, para ekranit të tij në banesën në Ostermundigen. Mu aty, Taulanti do të përcjellë të enjten edhe ndeshjen kundër Skënderbeut, me siguri me ndjenja të veçanta. „Ligat e futbollit në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri pothujase janë në nivel të njëjtë“, vazhdon më tej Taulanti.
Ajo që këtë ndeshje e bën më specifike, është përkrahja. Nuk ka rëndësi nëse luan Skënderbeu apo Tirana – në këto ndeshje vijnë shumë tifozë shqiptarë nga të gjitha anët, bile edhe nga Maqedonia“. Ndërsa Taulanti është i detyruar që ndeshjen ta përcjellë nga kolltuku i dhomës me këmbën mbi tavolinë dhe me shpirt të trazuar, pasi ndeshja luhet vetëm një hap larg vendlindjes.