„Më e shëmtuara në planetë“ i mundi të gjithë (FOTO+VIDEO)

658 Lexime

19:12:12                2017-09-27

 

 

 

 

 

Që nga fëmijëria, ajo u ofendua shpeshëherë për shkak të pamjes së saj, fillimisht në foshnjore, e më vonë edhe publikisht në internet. Por, amerikanja 28-vjeçare nuk u dorëzua asnjëherë: Ajo u bë yll i rrjetit YouTube, autore dhe trajnere motivimi. Të martën është paraqitur krenare në qilimin e kuq të shout „Streamy Awards“.

 

Fakti se Lizzie Velasquez duket shumë më e vjetër se sa njerëzit tjerë të moshës njëzetetetëvjeçare, qëndron në sëmundjen edhe sot e kësaj dite të pashërueshme. Që nga lindja, ajo vuan nga sindromi „Marfan“, një sëmundje e indit lidhës. Ajo nuk ka mundur të shtojë peshë dhe ka vetëm 29 kilogramë, në një trup me lartësi prej 1.57 metrash. Përpos kësaj, amerikanja nga Teksasi është edhe e verbër në syrin e djathtë. Kushte jo të mira për një jetë pa brenga.

 

Përmes internetit, asaj aspak nuk i shkoi si duhet, pasi para 11 vitesh, kur ajo ishte në moshën 17-vjeçare, një pjesëmarrës i YouTube e quajti si „Femra më e shëmtuar në planetë“. Videoja me kohëzgjatje prej tetë sekondave është shikuar më tepër se katër miliona herë, ndërsa në komentet mund të lexoheshin ofendimet më të rënda, bile ka pasur edhe të atillë që e urdhëronin të bëjë vetvrasje.

 

2

 

 

„Nuk e di më se si edhe unë e postova videon dhe dola nga takti“, ka pohuar më vonë Lizzie për mediet amerikane, përcjellë „Shtegu.com“. „Ata më quanin monstër, apo më pyetnin përse prindërit e mi nuk më abortuan … Si do t`ua falë njerëzve të cilët më urdhëronin të bëja vetvrasje“. Lizzie me ditë të tëra fshihej në shtëpi dhe qante.
Por, në vend se të zhytet në depresion, ajo filloi të luftojë kundër ofendimeve. Në këtë mënyrë, ajo përfundoi studimet në shkecat e telekomunikimit, duke incizuar një film dokumentar për jetën e saj me regjisoren Sara Bordo, ndërsa në korrik e bëri publik librin e saj të katërt në SHBA: „Dare to Be Kind: How Extraordinary Compassion Can Transform Our World“.
Në rrjetet sociale që ishin armiku numër një i Lizzie, ajo tashmë u shndërruar në yll: Kanali i saj në YouTube tani ka mbi 768 000 përcjellës, qindra mijëra ate e përcjellin në Instagram dhe Twitter. Si përkrahëse e saj është edhe ylli Hollywoodit, Eva Mendes (43).

 

3

 

 

Në vitin 2013 Lizzie Velasquez mbajti ligjërata në kongresin amerikan“TEDxAustinwomen“, të cilat në You Tube u shikuan po aq shumë sa edhe videoja. Që atëherë, ajo rregullisht paraqitet para publikut amerikan si trajnere e motivimit.
Komentet e mjerueshme edhe më tej e shqetësojnë Lizzie, por nga to ajo përpiqet të krijojë diçka pozitive. „Po që se ndokush më ofendon, unë bëj diçka pozitive që të ndjehem më mirë“, ka pohuar amerinja për „The Statesman“.