Atë që duhej bërë Ministria shqiptare e Arsimit, e bën humanistja gjermane

76 Lexime

18:53:14                  2017-09-26

 

 

 

Para 15 vitesh, Elke Kaçi kishte themeluar kopshtin e fëmijëve „Shpresa“ në Shqipëri. Tani e pesë vite më parë, ajo është kthyer sërish në Giengen të Gjermanisë, por duke e përkrahur edhe më tej institucionin në problemet financiare.

 

Nga Giengeni i Gjermanisë për në Shqipëri dhe anasjelltas: Ky është përshkrimi i jetës së Elke Kaçit pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Por, në asnjë mënyrë nuk mund të përshkruhen vuajtjet dhe peripecitë që i ka përjetuar gjatë kësaj kohe.

 

Në fillim të jetës së saj në Shqipëri, ajo e themeloi kopshtin e fëmijëve „Shpresa“, të cilin edukatorja 47-vjeçare e hapi në fshatin Dushk të Shqipërisë dhe e cila edhe sot e kësaj dite ekziston, shkruan „swp.de“, njofton „Shtegu.com“. Por, kjo nuk është e gjitha: Që më parë ajo kishte ndihmuar në ndërtimin e një kopshti fëmijësh, por i cili më vonë sërish u mbyllë.

 

Fillimisht, zonja Kaçi ishte e angazhuar në një kopsht fëmijësh të azilantëve në Heidenheim. Atje ka pasur shumë shqiptarë nga Kosova, që ka qenë një arsye për të udhëtuar në Shqipëri. „E njoftova një prift nga Shtutgarti dhe së bashku me te e hapëm kopshtin e parë të fëmijëve, por i cili fatkeqësisht u mbyllë më vonë“, rrëfen zonja Kaçi.

 

Elke-und-Familie-480x320

 

 

Në një nga vizitat e saja në fshatin Dushk, ajo kishte vërejtur një kopshtin tjetër fëmijësh i cila i kishte lënë përshtypje me kulmin e shkatërruar, mure të rrëzuara etj. „Porsa e pashë këtë godinë, për mua ishte e qartë: Aty do të ndërtoj kopshtin e fëmijëve të ri“, ka vazhduar Kaçi. Përmes institucioneve dhe miqve të saj, ajo mblodhi të holla, bleu një godinë, trajnoi punëtorë shqiptarë dhe filloi punën me 17 nxënës.

 

Në fillim kishte vështirësi dhe momente kur ajo e pyeste vetveten: Vallë, a do të mund të vazhdoj në këtë mënyrë? Banorët e Dushkut ishin skeptikë se në kopshtin e fëmijëve nuk mësohej asgjë, por se aty fëmijët vetëm e humbnin kohën duke lozur. Por, një gjë e tillë u demantua shumë shpejt, pasi këta fëmijë më vonë bëheshin më të mirët në shkollë. „Ne mësonim përmes lojrave. Por, ne duhej t`i përmbaheshim planit arsimor shqiptar, i cili nga fëmijët kërkonte shumë. Qysh në moshën trevjeçare, ata duhej të mësonin ABC-në“ spjegon Kaçi. Kur ajo e njoftoi bashkëshortin e saj të ardshëm dhe më vonë dy fëmijët e tyre filluan të shkojnë në kopshtin e fëmijëve të tyre, ajo fitoi një shembull të arsimimit. Vit për vit në kopshtin e fëmijëve vinin gjithnjë e më tepër fëmijë. „Vitin e kaluar erdhën 46“, spjegon me krenari zonja Kaçi.

 

 

 

Morgenkreis_1200